Aksident fatal në aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnje, humb jetën 60-vjeçari

18/07/2020 18:56

Sot rreth orës 18:00, në aksin rrugor Rrogozhinë –Lushnje, në afërsi të fshatit Dushk, shtetasi Ervin Besholi duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin Lulzim Sharka 60 vjeç, banues në Lushnje, i cili po udhëtonte me biçikletë.

Policia njofton se është shoqëruar në Komisariat drejtuesi i mjetit dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel