Prangosën 18-vjeçarin teksa po vdiste prej plagëve të thikës, dy policë në Angli hetohen për sjellje të rëndë pas arrestimit
Pas kaq muajsh pa të ardhura nga turizmi, destinacione në mbarë botën po bëjnë ç`është e mundur për të tërhequr vizitorët e frikësuar prej pandemisë së koronavirusit. Kankuni në juglindje të Meksikës ka nisur fushatën “ 2 në një” me dy netë qëndrimi falas për çdo dy netë të paguara dhe rimbursim për një biletë avioni që klientët të marrin dikë me vete.
Në Tajlandë, hoteli i luksit Cape Fahn, ofron super oferta për vilat e tij të shtrenjta me pishina. Bullgaria nuk i merr para të huajve për çadrat e plazhit dhe shezlongët, në Gjenevë është ndërmarrë nisma “ Geneva Boxes”, e cila sjell paketa me qëndrim në hotel dhe eksperienca në qytet me ulje deri në 65%.
Por që t`i bindë vizitorët se është një destinacion i sigurtë, Uzbekistani ka shkuar deri aty sa të ofrojë një shume të majme për vizitorët që infektohen nga koronavirusi gjatë pushimeve në këtë vend. Për turistët që preken nga Covid-19 ndërsa pushojnë atje, premtohet shuma e 3.000 dollarëve.
Edhe Qipro, që i hapi kufijtë e saj për disa shtete të caktuara në muajin qershor, zotohet të mbulojë kostot e qëndrimit, ushqimit, pijeve dhe mjekimit për vizitorët që rezultojnë pozitivë ndaj virusit gjatë qëndrimit të tyre në ishull.
Top Channel