Bukuria e rrallë e Drishtit/ Atje ku bën plazh në ujërat e lumit Kir, por edhe turizëm kulturor dhe historik

18/07/2020 19:53

Vetëm pak minuta larg qytetit të Shkodrës ndodhet Drishti, një zonë e cila është pjesë e 100 fshatrave turistik por që është i eksploruar pak.

Bukuri të rralla natyrore, mundësi për plazh në ujrat e lumit të Kirit, por edhe turizëm historike kulturor janë gjithçka çfarë të ofron kjo zonë për turistet shqiptar dhe të huaj.

Në këtë fshat qëndron krenare Kalaja e Drishtit, e ngritur në shekullin e 13-të si një fortese bizantinë.

Sadri Buhaj është një nga ata pak banorë që nuk e ka braktisur Drishtin por ka marrë përsiper t’i ofrojë mikpritje çdo turisti. Prej 10 vitesh, ai kujdeset vullnetarisht për kalanë dhe muzeumin.

Ai tregon se ndër vite ka vizitor të shumtë por duhet më shumë zhvillim në këtë zone.

Përveç rrugës në të cilën po investon qeveria Shqiptare, në rivitalizimin e kalasë dhe muzeut po ndihmon edhe Bashkimi Europian.

Top Channel