Ilustrim

Tiranë – 10 persona kanë rënë në prangat e policisë së shtetit, ku dy prej tyre kanë qenë të shpallur në kërkim.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• K. X., 22 vjeç, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, shërbimet e Komisariatit Nr. 2, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike të dyshuar cannabis sativa dhe një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë.

•M. J., 38 vjeç, pasi në rrugën “Sadik Petrela”, u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.

•M. V., 26 vjeç, pasi në rrugën “Sami Frashëri”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin që drejtonte i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë.

•K. I., 41 vjeç, sepse në bazë të njoftimit në aplikacionin Komisariati Dixhital, në rrugën “Zydi Herri”, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit që ai administronte janë gjetur mbetje të dyshuara narkotike të llojit kokainë. Gjithashtu, pas kontrollit të një magazine ngjitur me lokalin, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 61 gr. lëndë resinë, nënprodukt i lëndës narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. L., 40 vjeç, pasi, ka kanosur me mjet prerës thikë dhe ka goditur me grusht shtetasen N. T. Gjithashtu ka përndjekur, duke kërcënuar e me jetë dhe shantazhur se do i publikonte video intime në rrjetet sociale ish të dashurës së tij, vajzës së shtetases N. T.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. B., 55 vjeç, sepse në rrugën “Gaqo Tashko”, në banesë, në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. Ç., 27 vjeç, pasi në Paskuqan, në rrugën “Ajet Xhindolli”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. H., 33 vjeç, pasi në Kamzë, në Bulevardin Blu, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë dhe gjatë shoqërimit i ka kundërshtuar ata me dhunë.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë janë kapur dhe ndaluar shtetasit:

•V. XH., 62 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

•A. H., 40 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel