Diaspora/ Nismë nga zemra ime, për vajzën time, dhe për çdo prind që ka fëmijë me autizëm

18/07/2020 20:00

Lulzim Behxheti ndonëse me profesion arkitekt, ka realizuar gjatë periudhës së karantinës portrete të ndryshme ku përfshihen figura të fushave të ndryshme si artistë, këngëtarë, muzikantë e shumë të tjerë.

Qëllimi është hapja e një ekspozite në Bruksel dhe  mbajtja e një mbrëmje Gala në Prishtinë për të nxjerrë punimet në ankand. Të ardhurat që do të mblidhen do të shkojnë në ndihmë të fëmijëve me autizëm.
Arkitekti nuk është i fokusuar vetëm tek fëmijët me këtë sindromë, por edhe tek adoleshentët që kanë nevojë për një trajtim ekstra në këtë moshë delikate, në mënyrë që të fillojnë të jetojnë të pavarur, duke u integruar në shoqëri.
Ndërkaq ky projekt nga Behxheti ka ardhur si nismë për të ndihmuar fëmijët me autizëm.
Këtë nismë së fundi e ka përkrahur edhe Organizata Botërore e Autizmit.Organizata Botërore e Autizmit ka shpërndarë një artikull në faqen e tyre  zyrtare në Facebook, e cila ka ardhur si formë përkrahje për këtë nismë. Ndër portretet e këtij projekti bën pjesë edhe familja e Rita Orës.
Nismën e Behxhetit së fundi e ka përkrahur edhe familja e këngëtares shqiptare, Rita Ora.Përmes një postimi në llogarinë e tij personale në Facebook, Besnik Sahatçiu Ora, babai i Rita Orës, është shprehur përkrahës për projektin e Behxhetit.
Autore e Diaspora : Ledja Liku

Top Channel