FIER- Një persona është plagosur me thikë në qytetin e Fierit.

Sipas policisë i plagosur është P.S, 46-vjeç , banues në fshatin Kasnicë, Fier, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Deri më tani nuk dihen ende rrethanat e plagosjes së këtij personi.

Informacion paraprak:

Sot rreth orës 12:20, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasi P. S., 46 vjeç, banues në fshatin Kasnicë, Fier, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Eshtë identifikuar autori i dyshuar dhe po punohet për kapjen e tij.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel