Tragjike në Lindjen e Mesme/ Masakër gjatë një ceremonie mortore, 10 persona vriten pas një sulmi me armë zjarri në një kishë në Jordani
Një zjarr masiv në një katedrale gotike në Francë ka shkatërruar dritaret e mrekullueshme të saj me xhama dekorativë.
Kalimtarët shihnin në ankth monumentin historik në qytetin e Nantes, në perëndim të vendit, teksa tym i zi dilte prej tij mëngjesin e sotëm.
Punonjësit e emergjencës kishin rrethuar zonën e katedrales së Saint Peter e Saint Paul pranë lumit Loire.
Zjarrfikësit paralajmëronin njerëzit të qëndronin larg teksa vazhdonin luftën me flakët, ndërsa konfirmuan se çatia e katedrales nuk ishte prekur nga incidenti.
Katedralja e Saint Peter e Saint Paul është listuar si monument historik nga ministria franceze e kulturës prej vitit 1862, dhe dominon qendrën e qytetit të Nante.
Ndërtimi i saj nisi në 1434 dhe u deshën rreth katër shekuj për ta kompletuar. Salla e saj kryesore është 37.5 metra e lartë, katër metra më e lartë se ajo e Notre Dame në Paris.
Ndërtesa e rrallë u bombardua nga forcat Aleate gjatë Luftës II Botërore në qershor 1944, ku u dëmtuan tre faltoret e saj dytësore.
Top Channel