Pritje për Thaçin në Morinë/ Ish luftëtarët e UÇK-së mblidhen pas kthimit të presidentit nga Haga

18/07/2020 00:19

Në perëndimin e 17 qershorit në pikën kufitare të Morinës, ish pjesëtar të UÇK-së dhe shumë qytetarë dolën ta presin ish- udhëheqësin politik të UÇK-së, njëherësh Presidentin, Hashim Thaçi.

Me të arritur në kufirin e Morinës, Thaçi ndaloi për pak momente ku ka shfrytëzuar rastin për t’i falenderuar të gjitha ata që kanë qëndruar pranë tij duke i besuar luftës së tij dhe anëtarëve të tjerë të UÇK-së. Thaçi falenderoi jo vetëm ata që erdhën në pikën e Morinës por edhe ata që qëndruan pranë Gjykatës speciale në Hagë ku ai qëndroi për katër ditë për të dhënë deklaratën e tij para prokurorëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Ndërsa përmes një postimi në facebook ai ka siguruar se askush nuk mund ta rishkruaj historinë e Kosovës. Të shtunën, pritet që Thaç të ketë edhe një fjalim virtual para qytetarëve në ora 20.

Top Channel