Dy nga rrugët më të populluara të kryeqytetit tashmë janë pajisur me ndriçim LED.

Bëhet fjalë për rrugën “Myslym Shyri” dhe rrugën “Abdyl Frashëri”.

Tashmë po të kaloni natën në këto dy segmente rrugore do të shihni që shkëlqen gjithçka.

Puna e ekipit të terrenit në Bashkinë e Tiranës vijon çdo ditë e çdo natë pavarësisht situatës së pandemisë së Covid-19.

Dritat LED, përveçse kursejnë energji elektrike deri në 65 për qind, edhe rinovojnë sistemin ekzistues, kjo teknologji ka kosto të lirë në mirëmbajtje dhe rrit cilësinë e ndriçimit. Teknologjia LED garanton qëndrueshmërinë dhe jetëgjatësinë e llambave, disa herë më tepër krahasuar me jetëgjatësinë e llambave aktuale.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel