Foto ilustruese

DIBËR – Një person është shpallur në kërkim për kultivim kanabisi.

Ndërkohë policia ka vënë në hetim B. N., me detyrë kryeplak i fshatit Soricë dhe A. K., me detyrë administrator i Njësisë Administrative Zall Dardhë, pasi dyshohet se kanë konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorim detyre”.

Njoftimi i policisë:

Vijon kontrolli i territorit, me grup kontrolli nga toka dhe me dronë e helikopterin e Policisë nga ajri.

Evidentohet dhe goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike në një zonë të pyllëzuar të fshatit Soricë.

Procedohen penalisht administratori i Njësisë Administrative Zall Dardhë dhe kryeplaku i fshatit Soricë.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim tre autorët e dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, nga toka me grupe kontrolli dhe nga ajri me dronë dhe helikopterin e Policisë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, kanë konstatuar të kultivuara në një zonë të pyllëzuar të fshatit Soricë, Zall Dardhë, bimë të dyshuara cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër u identifikuan dhe u shpallën në kërkim autorët e dyshuar, shtetasit A. C. dhe A. C., banues në fshatin Soricë dhe XH. P., banues në Nikël, Krujë.

Po në vijim të veprimeve janë proceduar  penalisht në gjendje të lirë shtetasit B. N., me detyrë kryeplak i fshatit Soricë dhe A. K., me detyrë administrator i Njësisë Administrative Zall Dardhë, pasi dyshohet se kanë konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorim detyre”.

Vijon puna për kapjen e autorëve të dyshuar që janë shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel