E martë, 08 Qershor 2021
09:46
Vrasja e Kudret Saliajt/ Mexhit Picari dhe vajza e tij shfaqen kokë ulur, Gjykata jep vendimin (FOTOT)

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë për Mexhit Picarin dhe Dhurata Saliajn, babë e bijë, të cilët akuzohen për vrasjen e ish-dhëndrit Kudret Saliaj. Mësohet se Gjykata ka vendosur masën arrest me burg.

09:41
Publikohet projektrregullorja, ja çfarë duhet të raportojë Byroja e Sigurimeve në AMF

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në zbatim të Ligjit të ri “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit” ka hartuar projektrregulloren “Për standardet e raportimit dhe të mbikëqyrjes së Byrosë Shqiptare të Sigurimit” dhe e ka nxjerrë atë për konsultim publik.

09:41
Alarmohet Kosova, konfirmohet rasti i parë me variantin afrikan të Covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se është konfirmuar rasti i parë me variantin afrikan Covid-19 në Kosovë.

09:21
Pakistan, rritet në 62 numri i të vdekurve në aksidentin hekurudhor

Numri i të vdekurve në aksidentin hekurudhor që ndodhi dje në provincën Sindh të Pakistanit është rritur në 62.

09:20
Shefi i NATO-s pranon se tërheqja nga Afganistani ka rreziqe

Nuk ka asnjë garanci që qeveria dhe forcat e sigurisë së Afganistanit do të kenë sukses, apo qoftë edhe të mbijetojnë, pas largimit të trupave të fundit amerikane dhe atyre të koalicionit nga ku vend. Ky është vlerësimi i prerë i një zyrtari të lartë të NATO-s.

09:18
PD kërkoi zëvendësimin e 7 anëtarëve të trupës, Kolegji Zgjedhor mblidhet në dhomë Këshillimi. Ja rastet kur mund të kërkohet përjashtimi i gjyqtarëve

Në mesin e procesit për pavlefshmëri zgjedhore anëtarët e Kolegjit janë mbledhur në dhomë këshillimi për të vendosur për kërkesën e pazakontë të Partisë Demokratike, e cila kërkon ndryshimin e trupës zgjedhore.

09:08
Punonjësit e Apple, kundër planit për kthim në zyra

Punonjësit e gjigantit amerikan të teknologjisë, Apple, raportohet se kanë nisur një fushatë kundër planeve të shefit Tim Cook për kthimin në zyra.

09:07
“Kërcet” arma në Peqin, vritet 44-vjeçari. Arrestohet autori (EMRAT)

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar rreth orës 08:30 të mëngjesit të sotëm në Peqin, ku janë konfliktuar 2 persona dhe për pasojë ka ndërruar jetë një 44-vjeçar.

09:05
Gjykata vendos për apelin e Mlladiqit

Gjykata e Kombeve të Bashkuara në Hagë do të vendosë sot mbi apelin e ish-komandantit të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq, kundër dënimit të tij për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.

09:00
“Mos na refuzoni shtëpinë tonë”, emigrantët shqiptarë në Greqi paralajmërojnë protestë në sheshin “Sintagma”

Komuniteti shqiptar në Greqi ka bërë thirrje për të gjithë emigrantët që të bashkohen për një protestë paqësore në orën 18:00 në sheshin “Sintagma” për hapjen e kufijve.

08:44
“Iniciativë ilegale për të kapur Shoqatën e Bashkive nga anëtarët e PS”, Ademi i dërgon letër ambasadorëve

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi u ka dërguar letër përfaqësuesve të trupit diplomatik mbi shoqatën e kryebashkiakëve.

08:38
Rreth 5 mijë persona më shumë humbën jetën në shtëpi në 2020-n; Shtesa e vdekjeve në spitale 76% më e lartë sesa raportimet zyrtare të Covid-19

Pandemia Covid -19 e rriti në rekorde numrin e personave që humbën jetën në vitin 2020, por sipas të dhënave të INSTAT një pjesë e madhe e tyre ndodhen në ambientet e shtëpive dhe jo në spital.

08:27
Manastirliu: 88 mijë familje kanë përfituar bonusin e bebes në pesë muajt e parë të vitit

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka zbuluar shifrën e familjeve që kanë përfituar bonusin e bebes në pesë muajt e parë të vitit.

08:16
Thirrje grupit G7: Shpërndaji vaksinat

Miliona vaksina kundër koronavirusit mund të humbasin, nëse vendet e pasura dërgojnë përnjëherë sasi të mëdha dozash në vendet e varfra, paralajmëroi Fondacioni për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara, UNICEF.

07:54
Celularët, rritja e përdorimit të internetit nuk ndalet, 33% më shumë në janar-mars

Përdorimi i internetit nga celularët ka shënuar rritje edhe në tremujorin e parë të këtij viti dhe në raport me janar-mars 2020 ishte të paktën 33 për qind më shumë. Të dhënat e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare tregojnë se sasia e trafikut data (Internet) në rrjetet celulare gjatë T1 2021 ishte rreth 31 Milion GByte. Një përdorues aktiv i aksesit broadband celular ka përdorur mesatarisht rreth 5.15 GB Internet në muaj në T1 2021, që përbën një rritje me 15.5% në krahasim me T4 2020 dhe një rritje me 33% krahasuar me T1 2020.

07:33
Reshje dhe ulje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm por që pritet edhe reshje të izoluara në fragmente të shkurtra kohore.

07:20
Publikohen emailet/ Djali i Joe Biden u punësua nga një manjat rumun për t’i përmbysur dënimin për ryshfet

Hunter Biden, djali i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden dhe një ish drejtor i FBI-së ishin punësuar nga një manjat rumun, për të përmbysur dënimin për ryshfet në sajë të lidhjeve me qeverinë.

07:11
Alfred Cako flet me emra: Ja kush janë masonët në Shqipëri

Në “Rrethin Katror” në Top Channel një temë tejet e nxehtë është diskutuar ku u fol për pjesëtarët e masonerisë në Shkodër.

06:58
Franca gjobit me 220 milionë euro Google-n

Kompania Google po ndëshkohet me 220 milionë euro gjobë nga agjencia franceze anti-monopol, e cila e akuzon gjigandin teknologjik se po abuzon me statusin dominant në tregun e reklamave në internet.

06:32
SHBA rimerr pjesën më të madhe të pagesës së bërë pas sulmit kibernetik

Departamenti i Drejtësisë ka rikuperuar shumicën e një pagese shumë milionëshe për hakerat pas një sulmi kibernetik që ndali funksionimin e operatorit të tubacionit më të madh të karburantit në vend muajin e kaluar, thanë zyrtarët të hënën.

06:16
5 mënyrat më të mira për të qëndruar të hidratuar

Të qëndrosh i hidratuar është çelësi për shëndetin dhe mirëqënien tuaj. Uji jo vetëm që ju hidraton më së miri por ka edhe një sërë funksionesh në trupin tuaj, ato kryesoret janë: rregullon temperaturën, ndihmon në procesin e tretjes, mban lëkurën elastike dhe mbështet e funksionin njohës dhe atë kardiak.

05:57
Përmirësoni shëndetin tuaj me 5 racione frutash dhe perimesh

Studiuesit kanë arritur në përfundimin se një dietë e pasur me fruta dhe perime ndihmon në uljen e rrezikut të zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare dhe kancerit, që janë edhe shkaqet kryesore të vdekjeve. Të dhënat e gjetura rekomandojnë, që njerëzit të konsumonjnë 2 racione frutash dhe 3 racione perimesh çdo ditë.

05:30
Zbuloni cilat janë mënyrat e duhura për të marrë hekurin në mëngjes

Mungesa e hekurit në organizëm mund të jetë për shkaqe të ndryshme, ku përfshihet keq ushqyerja, sëmundjet kronike, mosha dhe gjinia. Trupi e përdor hekurin për të prodhuar hemoglobinë, e cila transferon oksigjenin në të gjithë trupin. Mungesa e hekurit nënkupton më pak oksigjen në organizëm dhe fillimin e anemisë.

05:05
Sllovakia fillon vaksinimin me Sputnik V

Sllovakia u bë vendi i dytë i BE që filloi vaksinimin e qytetarëve me vaksinën ruse Sputnik V, megjithëse vaksina nuk është miratuar ende nga rregullatori i bllokut.

03:55
Parlamenti Evropian pas 15 muajve iu kthehet punimeve në Strasburg

Parlamenti Evropian hapi sesionin e tij të parë plenar në Strasburg sot që nga fillimi i pandemisë COVID-19, më shumë se 15 muaj më vonë, megjithëse me më pak eurodeputetë.

03:36
India regjistron rreth 100 mijë raste të reja me COVID-19

India regjistroi 100.636 raste tjera me koronavirusin e ri (COVID-19) në 24 orët e fundit, që është numri më i ulët ditor në dy muajt e fundit.

03:13
Sri Lankë, 17 të vdekur nga përmbytjet

Së paku 17 persona kanë humbur jetën, ndërsa mbi 271.000 të tjerë u prekën nga përmbytjet në Sri Lankë, njoftuan mediat lokale.

02:47
Gjermania ofron vaksina kundër COVID-19 për adoleshentët e moshës mbi 12 vjeç

Personat mbi moshën 12 vjeç në Gjermani do të kenë mundësinë të vaksinohen kundër koronavirusit të ri (COVID-19), pasi qeveria hoqi listën e prioriteteve të vaksinimit.

02:22
Zbulohet një mutacion i ri i Covid-19 në Venezuelë

Një version mutant i koronavirusit është zbuluar në Venezuelë, i cili pretendohet se po përhapet më shpejt.

01:59
Në prag të sfidës me Çekinë/ Trajneri Reja e vlerëson kundërshtarin: Të përmirësohemi në sulm

Kombëtarja shqiptare do të luajë sfidën tjetër miqësore të programuar, atë me Çekinë në Pragë. Për trajnerin Reja kjo ndeshje është një test për skuadrën tonë kombëtare teksa theksoi se i duhet të përmirësohet në veprimet sulmuese.

01:48
Telashe për Spanjën, Busquets me COVID-19, anulohet miqësorja

Koronavirusi “godet” Spanjën në prag të Euro 2020”. Dy ditë para ndeshjes miqësore kundër Lituanisë dhe një javë para sfidës zyrtare ndaj Suedisë, skuadra e Luis Enriques preket nga virusi famëkeq. Sergio Busquets ka rezultuar pozitiv me COVID-19 pas kontrolleve rutinë e për pasojë do të mungojë të paktën në këto dy takime. Mesfushori i Barcelonës do të mund të rikthehet në dispozicion të Enriques vetëm pasi të negativizohet.

01:34
Drejtësia zvicërane “mbron” Realin, Barçën dhe Juven nga UEFA dhe FIFA

Drejtësia zvicerane u tregon kufirin UEFA-s dhe FIFA-s në lidhje me ndëshkimet që mund të merren për klubet që ende nuk e kanë braktisur projektin e Superligës së Europës. Reali, Barcelona dhe Juventusi nuk do të dënohen për faktin që nuk e kanë nënshkruar “kartën e nënshtrimit” me qeverinë e futbollit europian.

01:21
Rinovimi nuk po vjen, Reali i Madridit përgatit lamtumirën e Sergio Ramos

Reali i Madridit përgatit lamtumirën e Sergio Ramos pas 16 vitesh. Pavarësisht diskutimeve të gjata mes palëve për rinovimin e kontratës e cila i skadon në 30 qershor, akordi nuk është arritur me Ramos që ka refuzuar ofertat e deritanishme të Los Blancos.

00:56
Interi ndryshon mendje, rinovon me D’Ambrosion dhe Ranocchian, Young varet nga Perisic

Kohë rinovimesh në shtëpinë e Interit. Duke parë vështirësitë ekonomike që po has në këtë periudhë drejtuesit e klubit zikaltër kanë vendosur të mbajnë në skuadër dy elemente të cilët ishin në skadencë kontrate dhe që në sezonin e fundit janë aktivizuar pak por gjithsesi kanë patur rëndësinë e tyre në suksesin e skuadrës së Antonio Contes, sidomos Danilo D’Ambrosio i cili ka realizuar edhe disa gola me peshë.

00:53
Mourinho zgjedh Belottin për sulmin, nisin negociatat me Torinon

Andrea Belotti duket se është i përzgjedhuri i Jose Mourinhos për të udhëhequr repartin e avancuar të Romës, skuadër që do të drejtojë sezonin e ardhshëm. Lajmi është dhënë nga mediat italiane, teksa palët kanë nisur tashmë negociatat.

00:40
Burri vret gruan me sëpatë/ Librazhd, pas krimit autori vari veten. Më herët bashkëshortja kishte bërë kallëzim në polici

Një tjetër krim brenda familjes ka ndodhur në vend. Në fshatin Dragostunjë, Librazhd, Qemal Bici rreth 56 vjeç, ka vrarë me sëpatë bashkëshorten e tij Lumturie Bici, rreth 53 vjeçe në banesën e tyre.

00:25
Gjermania “bombardon” Letoninë me 7 gola

Gjermania luan tenis në testin e fundit miqësor para startit të kampionatit europian Euro 2020.

E hënë, 07 Qershor 2021
23:55
Me bikini të argjendta, nën perëndimin e diellit/ Xhensila Myrtezaj befason me linjat trupore në fotot e fundit

Këngëtarja, Xhensila Myrtezaj, ndër të tjera njihet dhe pëlqehet nga fansat për paraqitjen e saj.

23:39
SHBA rimerr pjesën më të madhe të pagesës së bërë pas sulmit kibernetik

Departamenti i Drejtësisë ka rikuperuar shumicën e një pagese shumë milionëshe për hakerat pas një sulmi kibernetik që ndali funksionimin e operatorit të tubacionit më të madh të karburantit në vend muajin e kaluar, thanë zyrtarët të hënën.

23:22
Punonjësit e Apple, kundër planit për kthim në zyra

Punonjësit e gjigantit amerikan të teknologjisë, Apple, raportohet se kanë nisur një fushatë kundër planeve të shefit Tim Cook për kthimin në zyra.

23:09
Michel i kërkon Putinit të ndalojë “sjelljen përçarëse”

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha të hënën se marrëdhëniet midis bllokut dhe Rusisë “janë në nivel të ulët” dhe se “situata apo përkeqësimi i mëtejshëm i saj nuk është në interesin e asnjërës palë”.

23:06
Rama publikon videon me ndërtimet pa leje që u prishën sot: Çlirojmë çdo hapësirë të zaptuar të bregdetit

Kryeministri, Edi Rama, për të disatën herë, njofton se prishja e ndërtimeve të paligjshme përgjatë bregdetit, do të vazhdojë pa ndërprerje.

23:03
30-vjeçari shqiptar vritet në Gjermani pas përplasjes në semafor/ Autori del para gjykatës (Fotot)

30-vjeçari shqiptar nga Kosova Armin Neziri të enjten është vrarë në qendër të qytetit të Hanoverit në Gjermani.

22:47
Avokati i Dhurata Saliajt: Ajo nuk lejohej të lëvizte lirshëm, z.Mexhit ishte ai që gjithmonë e nxiste të …

Avokati i Dhurata Saliaj tha në Open se klientja e tij ishte në masën e sigurisë “Arrest shtëpie” dhe nuk lejohej të lëvizte lirshëm.

22:36
Psikologia Denada Toçe në Open: Pandemia ka rritur stresin, familjet shqiptare janë pre e fatkeqësisë së veseve

Psikologia e njohur Denada Toçe në një lidhje me skype në emisionin “Open” është shprehur se izolimi që solli pandemia ka rritur stresin dhe problemet në familje.

22:35
Shqiptari u vra nga policia greke 10 vite më parë, gjykata dëmshpërblen familjen me 410 mijë euro

Familja e një emigranti shqiptar të vrarë 10 vite më parë në Greqi ka përfituar një shpërblim prej 410 mijë eurosh pas një beteje të gjatë ligjore në gjykatat greke.

22:33
Sindi vishet nuse, shkëlqen në fotosesionin e fundit, të shoqëruar me shprehje ironike dhe kunja për…

Sindi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me fotot e fundit.

22:23
“Vrasja mund të ishte parandaluar” Breçani: Adriatik Cama ishte në dijeni të thyerjes së masës së sigurisë

Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Erzen Breçani i ftuar mbrëmjen e sotme në “Open” është shprehur se vrasja mund të ishte parandaluar nëse Adriatik Cama do të lajmëronte policinë, pasi ai e pa Dhurata Saliajn aty dhe e dinte se ajo ishte “Arrest shtëpie”.

22:17
“Ish-vjehrri ka qenë ai që ndërhynte të ulte gjakrat”/ Avokati i Dhurata Saliaj: Mexhiti e shoqëronte vajzën kudo, nuk e prisja të arrinte në këtë pikë, pasi…

Mexhit Picari vrau ish-dhëndrin e tij, Kudret Saliaj, disa ditë më parë në Tiranë, ndërkohë që dyshohet se edhe vajza e tij, njëkohësisht ish-gruaja e të ndjerit, është bashkëpunëtore në krim.

22:11
Po krijohet ushtria e “Zombie”/ Ekspertët prezantojnë “syrin e tretë”! 

Për ata që nuk i heqin dot sytë nga smartphone i tyre, një diznjeues industrial në Korenë e Jugut ka gjetur zgjidhjen që parandalon aksidentet.

22:07
Itali, nxisnin dhunën kundër emigrantëve-mes të ndaluarve dhe “Miss Hitleri”!

Propagandë idesh naziste dhe antisemite, video e imazhe me përmbajtje raciste dhe diskriminuese, teza mohimi, nxitje për të kryer veprime të dhunshme kundër hebrenjve dhe qytetarëve nga vende jo anëtare të BE-së.

22:02
Rama: 11,700 vaksina Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri

11,700 vaksina Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri, bën me dije kryeministri Edi Rama.

22:01
Vrasja e Kudret Saliajt/ Anila Hoxha: Avokati Adriatik Cama është ndjerë i kërcënuar

Gazetarja Anila Hoxha ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen që tronditi gjithë opinionin publik, ku Kudret Saliaj u vra nga vjehrri i tij, Mexhit Picari 30 minuta para seancës gjyqësore, në një lokal afër Gjykatës  së Tiranës.

21:47
Fotot e fundit tregojnë avancimin e aeroplanmbajtëses së re ‘monstër’ të Kinës

Disa pamje të reja ajrore, tregojnë armën e re të marinës kineze që po ndërtohet, së cilës zakonisht i referohen si aeroplanmbajtësja “Tip 003” të cilat kanë emocionuar amatorët e luftanijeve prej masës së saj “monstruoze”.

21:41
Ishte vetëm 5 metra larg, Abilekaj tregon për vrasjen që tronditi Tiranën: Të shtënat vazhdonin sikur të ishte vrasje masive, viktima i mbuluar në gjak, një zonjë humbi ndjenjat

Gazetari Enton Abilekaj tregoi eksperiencën e tij shokuese, siç tha ai, ditën e vrasjes së Kudret Salisë në Tiranë nga ish vjehrri në një kafene afër gjykatës së Tiranës.

21:40
Australi dhe Tajvan, shpërthen sërish koronavirusi- rikthehen masat izoluese

Tajvani dhe Australia po detyrohen t`i rikthehen masave te ashpra izoluese si mënyra e vetme për të kontrolluar shpërthimet e reja të koronavirusit të regjistruara në të dyja këto vende.

21:31
Krimi në familje/ Qyno: Urdhrat e mbrojtjes s’kanë asnjë efekt, më shumë i hedhin benzinë zjarrit

Në vetëm pak ditë vendi ynë është tronditur nga krimi në familje.

21:19
Vaksinimi kundër Covid 19/ 800 mijë doza, të kryera deri sot në vendin tonë

800.000 doza të vaksinës anti Covid janë injektuar deri më sot, në popullatën e Shqipërisë.

21:14
“E gjeti nënën të masakruar, të mbytur në gjak”/ Detajet nga krimi i rëndë në Librazhd, Hoxha: Shkak mendohet xhelozia

Gazetarja Anila Hoxha ka dhënë detaje në Open për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Librazhd ku burri vrau gruan dhe më pas veten.

21:11
Flamurtari bie në kategorinë e dytë/ Dëshpërimi i ish-futbollistëve vlonjatë për gjendjen e keqe të ekipit

Për herë të parë në histori, një nga skuadrat më të mëdha në histori, Flamurtari, ka zbritur në kategorinë e dytë, që në hierarkinë e futbollit shqiptar është kategoria e tretë, pasi u mund nga Tërbuni i Pukës me penallti 5-4.

21:03
Në zgjedhjet më të përgjakshme të botës, koka të prera hidhen si kërcënim në qendrat e votimit (fotot)

Një kokë e prerë njeriu është lëshuar brenda një qendre votimi në Meksikë ndërsa aty pranë u gjet një qese me pjesë trupore njeriu, përfshi dhe duar.

20:58
Për’puthen shkon në Durrës/ Audicionet për të zgjedhur personazhet e sezonit të ri

Për’puthen on tour” ka nisur nga qyteti bregdetar i Durrësit, duke ftuar të rinj për të aplikuar për edicionin e ri të këtij emisioni, më i ndjekuri gjatë sezonit të kaluar në televizionet shqiptare.

20:51
Riinfektim nga Covid 19/ Dy raste vetëm në një ditë, edhe pse shifrat në vend kanë pësuar ulje drastike

Ndonëse me simptoma të lehta, por ata që e kanë kaluar Covid-in para 6 muajsh, po ndodh që po riinfektohen, edhe pse në Shqiperi ka shifra të ulëta me Covid.

20:47
Fiks Fare/ Ashensori i pallatit nga kati 3, askush nuk ka vënë dorë mbi të përveç hajdutëve! Shteti “ndihmon” ndërtuesit. Fondet e rindërtimit nga buxheti i shtetit!

Fiks Fare risolli në vëmendje  edhe njëherë  pallatin 8-katësh në Durrës, i cili duhet të kishte të instaluar ashensorin nga kati 0 apo nga kati 1,  por që i fillonte ashensori në katin e tretë.

20:43
Festivali i polifonisë në Pilur/ Grupet më të mira u mblodhën në nder të Lefter Çipës

Në Pilur është mbajtur festivali i dytë i grupeve polifonike.

20:36
Institut për krimet e luftës nga serbët/ Ligj dhe buxhet të veçantë në Kosovë, në prag të nisjes së dialogut me Beogradin

Në prag të rifillimit të dialogut në Bruksel, Kosova ka filluar hartimin e koncept dokumentit për themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës nga regjimi serb.

20:32
Shtohet besimi tek ekonomia/ Më shumë optimizëm nga sektori i tregtisë

Për të gjashtin muaj radhazi treguesi i ndjesisë ekonomike ka shënuar rritje duke reflektuar përmirësimin e besimit të bizneseve dhe konsumatorëve.

20:32
Detajet-foto/ Ky është Qemal Bici që vrau gruan dhe më pas veten

Detaje të reja dalin nga krimi që trondit Librazhdin ku burri vrau me sëpatë gruan, dhe më pas vari veten në pemë.

20:24
Tom Hanks nxit arsimuesit në SHBA ‘të flasin’ për masakrën racore të Tulsa (fotot)

Në një ese keqardhjeje për neglizhimin e gjatë të masakrës racore në Tsula, aktori amerikan fitues Oskari, Tom Hanks thotë mes të tjerash “arsimuesit dhe administratorët e bardhë të shkollave” në SHBA kanë “eliminuar prej kohësh çështjen delikate nga tematika, duke vendosur ndjenjat e bardha përpara eksperiencës së njerëzve me ngjyrë – ose në këtë rast, përpara jetës së tyre”.

20:22
Nisin shkatërrimet në bregdet/ Aksioni nga Velipoja deri në Ksamil, kundër ndërtimeve pa leje

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe policia e Shkodrës kanë mbërritur këtë të hënë në plazhin e Velipojës për të shembur objektet pa leje.

20:13
Shpallja ‘non grata’ e Sali Berishës/ Blinken-kongresmenit: Kemi prova! Eja t’i shikosh vetë materialet

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u pyet për shpalljen ‘non grata’ të ish kryeministrit Sali Berisha në Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan. Kongresmeni republikan i Long Island, Lee Zeldin i kërkoi Blinken informacione publike për këtë vendim.

20:13
Manastirliu dhe Kushi në Hungari: Bashkëpunim në mjekësi dhe kërkim shkencor

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu dhe ministrja e Infrastrukturës ndodhen në Hungari, ku po zhvillojnë takime me temë bashkëpunimin e ndërsjellë mes dy vendeve në mjekësi dhe kërkimin shkencor.

20:07
Ftesë në 5/ U martua me dashuri që 16 vjeç, modelja rrëfen historinë prekëse: Na ndau vjehrra!

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar Silvi, një prej modeleve konkurrente në “She’s On Top”, e cila i përloti të gjithë me historinë e jetës.

20:05
Shkumbini mbush plazhet me plehra/ Mbetjet përfundojnë në det, peshkatarët: Në rrjeta vetëm bidona plastike

Në plazhin që është në territorin e bashkisë së Rrogozhinës, e gjithë vija bregdetare nuk është e mbushur nga çadra pushuesish, por nga mbetjet urbane.

19:55
PD kundër Kolegjit Zgjedhor/ Kërkon zëvendësimin e 7 nga 8 anëtarët e trupës, para vendimit për zgjedhjet në Tiranë

Beteja e opozitës në Kolegjin Zgjedhor mori një kthesë të re, kur Partia Demokratike kërkoi të ndryshojë trupën e gjyqtarëve në mes të procesit për pavlefshmëri të zgjedhjeve te 25 prillit.

19:54
Publikohet video/ Ekzekutimi i Aristidh Papa në Athinë, viktima zvarritet brenda kafenesë, më pas…

Mediat greke kanë publikuar videon e vrasjes së 32-vjeçarit nga Saranda, Aristidh Papa.

19:48
Pezullohet gjykatësja e TikTok/ KLGJ: Vazhdimi në detyrë cenon figurën e magjistrates

Këshilli i Lartë Gjyqësor pezulloi nga detyra gjyqtaren e Elbasanit Enkeleda Kapedani, e cila po kontrollohet nga ILD pas publikimit të disa videove në TikTok.

19:42
Jeff Bezos thotë se muajin tjetër do të fluturojë në hapësirë me kompaninë e tij ‘Blue Origin’

Themeluesi i rrjetit Amazon, Jeff Bezos njoftoi sot se do të fluturojë drejt hapësirës me fluturimin e parë të kompanisë së tij hapesinore Blue Origin.

19:34
Vajza bie nga ballkoni dhe vdes, shoqet: E ka hedhur i fejuari!

“E ka vrarë i fejuari, nuk ishte vetëvrasje”, shoqet e 21-vjeçares italo-spanjolle, Elena Livigni Gimenez që vdiq në Ibiza pasi ra nga ballkoni, janë të bindura se vajzën e ka hedhur partneri i saj.

19:31
Librazhd/ Burri vret gruan me sëpatë dhe më pas vetëvaret në pemë (Fëmijët i gjejnë të pajetë)

Një tjetër krim brenda familjes ka ndodhur në vend.

19:28
Yuri Kim takon Ermira Babaliun, historia e veçantë e njohjes me këngëtaren

Ambasadorja amerikane Yuri Kim e cila ndodhet në qytetin e Pogradecit, ku është takuar me këngëtaren e njohur Ermira Babaliu.

19:21
Veliaj në mbështetje të futbollistit Myrto Uzuni në Champions League/ Merr dhuratë fanellën

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka marrë një dhuratë nga futbollisti Myrto Uzuni, fanellë me emrin e tij, ndërsa ka shprehur mbështetjen për të.

19:13
“Luljeta më ofendon në Tik Tok”/ Giuseppe i revoltuar: Çfarë të kam bërë unë?!

Ditën e sotme është transmetuar takimi mes Shqipes dhe Giuseppes në natyrë.

19:02
Uji i Ftohtë Tepelene i kthen automjetet në elektrike

Uji i Ftohtë Tepelene, i njohur për cilësinë e lartë të ujit, ka ndërmarrë një hap serioz për të kontribuar dhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit.

18:54
“Po të isha më i ri e zeza Bora” Çudit Giuseppe me deklaratën në Për’Puthen +40 (Fotot)

Ditën e sotme është transmetuar takimi mes Shqipes dhe Giuseppes në natyrë.

18:45
Ushqyerja me gji në publik, vajzat e famshme që nuk e kanë problem të postojnë foto të tilla me foshnjet e tyre

Ushqyerja me gji nuk është një punë e lehtë dhe mund të jetë veçanërisht sfiduese kur nuk jeni në shtëpi dhe fëmija juaj ka nevojë të ushqehet.

18:41
Edhe Polonia nis vaksinimin e adoleshentëve

Polonia nisi të hënën vaksinimin e fëmijëve të moshës 12-15 vjeç kundër koronavirusit.

18:34
Lamtumira e fundit e Pirro Manit/ Ceremonia mortore në SHBA (Fotot)

Një nga personalitetet më të shquar në historinë e artit shqiptar, Pirro Mani është ndarë nga jeta, ndërsa ceremonia mortore është mbajtur në SHBA ditën e shtunë.

18:29
Vdes pacientja pas operacionit të kryer nga roja i spitalit (fotot)

Një familje në Pakistan kishte paguar pa e ditur një manipularor për të kuruar plagën e një gruaje 80-vjeçare, e cila vdiq disa ditë më vonë.

18:19
Pyetjet u publikuan sapo nisi testi i gjuhë-letërsisë/ Reagon Ministria e Arsimit: Para drejtësisë kushdo që i nxori dhe i postoi në rrjetet sociale

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka reaguar pas publikimit të pyetjeve të testit të gjuhë-letërsisë, që u zhvillua sot, në vendin tonë.

18:10
Bardh e zi në formë të brendshmesh/ Xhinset më të çuditshme që mund të keni parë ndonjëherë (Fotot)

Xhinset, një ndër veshjet më të pëlqyera nga të gjitha grupmoshat sa vjen e i shikojmë më ndryshe nga versioni origjinal.

18:03
Vau i Dejës/ Humb jetën 67-vjeçari, i bie në kokë pllaka e gurit që po transportonte për në varreza

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 17.00, ku 67-vjeçari Nik Therçaj ka humbur jetën.

17:55
Befason analisti nga Parisi: Aleanca SHBA-Rama, ngërç për çeljen e negociatave me BE-në

Marrëdhënien diplomatike mes vendin tonë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikë, analisti Genc Burimi e cilëson si “problematike për rrugëtimin drejt BE-së”.

17:54
Fotot/ Demi Rose godet sërish, zbulon më shumë se ç’duhet me fustanin vishnje

Modelja që është e njohur për hiret e saj bombastike, Demi Rose kësaj radhe ka zgjedhur të shfaqet më e ëmbël.

17:53
Studiuesit: ‘Orteku’ nënujor vazhdoi për dy ditë në oqeanin Atlantik (fotot)

Shkencëtarët kanë raportuar së fundmi atë që quajnë “orteku” më madh i mbetjeve nënujore i matur ndonjëherë në oqean.

17:47
Kalo: Politizimet e tejskajshme ishin stërkëmbësh pengues. Koha gjykatësi më i drejtë i punës tonë

Mjeku Tritan Kalo në një status në ‘Facebook’ shkruan se politizimi i pandemisë nuk ndihmoi në luftën ndaj COVID-19.

17:40
Koha është ndalur për Nicole Scherzinger! 42-vjeçarja shfaqet e mahnitshme vetëm me një peshqir (Fotot)

Nicole Scherzinger duket se nuk do të plaket kurrë. Edhe pse është në moshën 42-vjeçare, ajo akoma duket si një 20-vjeçare, ndërsa koha nuk ecën më për të.

17:40
Pas lidhjes me Tunën, Cozman bën publike romancën e re me modelen brune

Cozman është siguruar që kohët e fundit të qëndrojë larg syrit të publikut. Dhe kur bëhet fjala për aspektin e lidhjeve romantike, e fundit që ai ka bërë publike ka qenë ajo me Tunën shumë vite më parë.

17:28
Frrok Çupi në Top Talk: Berisha ‘non grata’ dhe shkarkimi i Metës, dy bonuse për çeljen e negociatave

Analisti Frrok Çupi, e konsideron shpalljen ‘non grata’ të ish-presidentit, Sali Berisha nga DASH dhe nisma e mazhorancës për shkarkimin e presidentit, Ilir Meta janë zhvillime pozitive për vendin.

17:28
“T’i japësh jetë një godine gri”/ Artistët gjallërojnë qytetet (Fotot)

T’i japësh jetë një godine gri është kontribut për të gjithë komunitetin, i cili ngjan më i gjallë me ngjyrat.