Australi dhe Tajvan, shpërthen sërish koronavirusi- rikthehen masat izoluese

07/06/2021 21:40

Tajvani dhe Australia po detyrohen t`i rikthehen masave te ashpra izoluese si mënyra e vetme për të kontrolluar shpërthimet e reja të koronavirusit të regjistruara në të dyja këto vende.

Tajvani planifikon kufizime deri në 28 qershor ndërsa shkollat do të mbeten të mbyllura deri në kohën e pushimeve verore. Ishulli përballet me rritje shqetësuese të numrit të rasteve,ndaj është vendosur ta ndalohen eventet ndërsa studentët do ta ndjekin mësimin vetëm online.

260 viktima e 11,298 raste raportohen atje që prej fillimit të pandemisë. shqetësimi kryesor për zyrtarët janë variantet e reja të koronavirusit ndërsa ritmi i vaksinimeve ka qenë i ulet. Vetëm 3 për qind e popullsisë është imunizuar dhe ajo kryesisht me një  dozë. Ndërkohë shteti i Viktorias në Australia raportoi rritjen më të madhe të rasteve lokale brenda një jave.

Autoritetet po tentojnë të gjurmojnë burimin e variantit Delta, që është identifikuar te të infektuarit. Banorët e Melburnit janë duke pritur nëse do të masat e izolimit do të përfundojnë, siç është planifikuar më 10 qershor.“Asgjë nuk mund të përjashtohet”, ka thënë shefi shëndetësor në Viktoria, Brett Sutton.

Melburni ka hyrë në ditën e 11-të të izolimit të ashpër, pasi autoritetet kanë identifikuar për herë të parë variantin Delta të koronavirusit. Ky variant, që është klasifikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si një nga variantet më shqetësuese, ka mundësi të ketë shkaktuar valën e fundit vdekjeprurëse në Indi.

Top Channel