Studiuesit: ‘Orteku’ nënujor vazhdoi për dy ditë në oqeanin Atlantik (fotot)

07/06/2021 17:53
Anija Leon Thevenin duke riparuar kabllot nenujore ne Kongo ne 2020

Shkencëtarët kanë raportuar së fundmi atë që quajnë “orteku” më madh i mbetjeve nënujore i matur ndonjëherë në oqean.

Fenomeni ndodhi në thellësinë e ujërave të Afrikës Perëndimore, në një kenion nenujor që nis nga grykëderdhja e lumit Kongo.

Diçka rreth një kilometër kub rërë e baltë u rrokullisën drejt thellësive, në një zhvendosje gjigande që avancoi më shumë se 1,100km përgjatë fundit të oqeanit Atlantik.

Eventi as që do të ishte zbuluar po të mos kishte qenë për faktin se rrëshkitjet këputën dy kabllo nënujore komunikimiesh, të cilat ngadalësuan trafikun e internetit dhe të të dhënave të tjera mes Nigerisë dhe Afrikës së Jugut.

Por kjo ndodhi gjithashtu prej veprimit paraprak të shkencëtarëve që kishn vendosur përgjatë të gjithë gjerësisë së Kenionit të Kongos, instrumente të afta masin rrymat dhe shpejtësitë zhvendosjes së masave të mbetjeve.

“Kemi pasur një seri incidentesh të tjera si rezultat i këtij evente. Rrëshkitja ka zhvendosur spirancat e anijeve dhe ato na lajmëruan,” tha Prof Peter Talling i universitetit britanik Durham University.

“Gradualisht gjërat nisën të përshpejtoheshin. Teksa masa kalon ajo gërryen fundin e detit dhe bën rrymat më të shpejta”, tha ai për BBC.

Orteku nënujor – ose ndryshe e quajtur rryma e turbullirës – ka nisur prej 14 janarit të vitit të shkuar. Ajo po raportohet vetëm tani pasi studiuesit kishin nevojë për kohën e mbledhjes së sensorëve dhe analizimit të të dhënave.

Grup thotë se ishin dy faktorë kryesorë në nxitjen e fenomenit.

I pari ishte ardhja e një vërshimi shumë më të madh se zakonisht nga lumi Kongo në dhjetor 2019, që solli sasi të mëdha rëre e balte në fillim të kenionit nënujor. Por kjo ndodhi dy javë para rrëshkitjes.

Kjo më pas u ndoq nga baticat e fuqishme të pranverës.

“Eventi i turbullirës u aktivizua nga nivelet e ulëta të ujit dhe baticat e ulëta. Teksa ngarkesa e sipërme e oqeanit ndryshon, kjo sjell ndryshime në përbërien e mbetjeve duke shkaktuar rënien e tyre”, tha Prof Dan Parsons i universitetit të Hull.

Dy kabllo komunikimesh u dëmtuan nga ngjarja në janar 2020 – kabulli South Atlantic 3/West Africa (SAT-3/WASC) dhe sistemi i kabllove të Afrikës Perëndimore (WACS) – të cilat u riparuan brenda dy javëve.

FOTO GALERI
1/7
Shkencëtarët kanë raportuar së fundmi atë që quajnë “orteku” më madh i mbetjeve nënujore i matur ndonjëherë në oqean.

Top Channel