Festivali i polifonisë në Pilur/ Grupet më të mira u mblodhën në nder të Lefter Çipës

07/06/2021 20:43

Në Pilur është mbajtur festivali i dytë i grupeve polifonike.

Është zgjedhur ky vend për të nderuar Lefter Çipën poetin dhe rapsodin që i ka dhënë aq shumë polifonisë shqiptare.

E kanë quajtur netët e Bejkës së Bardhë festivalin folklorik që ka bërë bashkë grupet polifonike të jugut. Që nga Gramshi, Vlora, Tepelena dhe Gjirokastra, këngëtarët janë mbledhur në Pilur.

Ky festival ishte homazh edhe për ideatorin dhe njeriun që e ktheu Pilurin në një pikë të rëndësishme të identitetit të polifonisë shqiptare, poetin e rapsodin Lefter Çipa ” Nder i Kombit”.

Në fund të festivalit, janë dhënë çmimet për grupet polifonike më të mira. Çmimin e parë e fitoi grupi “Lefter Çipa”, i përbërë nga djemtë e Pilurit. Çmimi i dytë grupi i Bënçës në Tepelenë dhe çmimi i tretë për grupin “Argjiro” e Gjirokastrës.

Top Channel