PD kërkoi zëvendësimin e 7 anëtarëve të trupës, Kolegji Zgjedhor mblidhet në dhomë Këshillimi. Ja rastet kur mund të kërkohet përjashtimi i gjyqtarëve

08/06/2021 09:18

Në mesin e procesit për pavlefshmëri zgjedhore anëtarët e Kolegjit janë mbledhur në dhomë këshillimi për të vendosur për kërkesën e pazakontë të Partisë Demokratike, e cila kërkon ndryshimin e trupës zgjedhore.

Për këtë i referohen rrëzimit të 3 padive te para për përsëritjen e zgjedhjeve ne Gjirokastër, Vlorë dhe Berat.

Përfaqësuesi i PD, Marash Logu ka reaguar duke thënë se: “Me urgjencë të paparë, sot në 08:30, Kolegji Zgjedhor ka vendosur të shqyrtojë kërkesën e Partisë Demokratike për përjashtimin e 7 gjyqtarëve (nga tetë) për shkak të cënimit të së drejtës për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm. Shpresoj shumë që 7 gjyqtarët e Kolegjit nuk do t’i shkojnë deri në fund paligjshmërisë, duke gjykuar vetë mbi një kërkesë për përjashtimin e tyre (gjyqtarë të vetes). Ky do të ishte një akt unik në historinë e jurisprudencës botërore.”

Sot ishte parashikuar që të shqyrtohej padia për pavlefshmëri zgjedhore ne Qarkun Tiranë duke bllokuar në këtë mënyrë seancën e parashikuar për ditën e martë.

Ndërkohe neni 151 i Kodit Zgjedhor parashikon rastet kur mund të kërkohet përjashtimi i gjyqtarëve.

Në skenarin më të mirë te tyre demokratët presin që Kolegji të shpallë mos kompetencën për shkak të konfliktit të interesin dhe t’ia pasoje topin Gjykatës se Apelit Administrativ, që sipas opozitës duhet të zgjedhë një trupë prej 3 gjyqtarësh për shqyrtimin e kërkesës për ndryshimin e arbitrit në mes te lojës.

Ky zhvillim, i cili vjen në javën kur PD pritet të zgjedhë kryetarin e ri më shumë sesa një armë në betejën ligjore të demokratëve, duket si një taktikë procedurale për të vonuar certifikimin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Top Channel