Të shtëna me armë zjarri janë shënuar rreth orës 08:30 të mëngjesit të sotëm në Peqin, ku janë konfliktuar 2 persona dhe për pasojë ka ndërruar jetë një 44-vjeçar.

Konflikti për motive të dobëta nisi mes një 36-vjeçari, të identifikuar si Leonard Bashaliu, banues në Gjocaj dhe viktimës Ylber Xhahysa, 44 vjeç, banues në fshatin Pajov. Ky i fundit u plagos me armë zjarri dhe për pasojë ndërroi jetë në spitalin e Peqinit.

Reagimi i menjëhershëm i Policisë bëri të mundur identifikimin e autorit, lokalizimin e vendndodhjes  dhe pas disa minutash ndjekje nga shërbimet e Policisë u bë e mundur kapja dhe prangosja e autorit të dyshuar së bashku me armën e zjarrit pistoletë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel