Për’puthen on tour” ka nisur nga qyteti bregdetar i Durrësit, duke ftuar të rinj për të aplikuar për edicionin e ri të këtij emisioni, më i ndjekuri gjatë sezonit të kaluar në televizionet shqiptare.

Jo vetëm aplikantë, por edhe simpatizantë të personazheve tashmë të njohur të edicionit të parë, janë paraqitur pranë teatrit “Aleksandër Moisiu” për të takuar personazhet e tyre të dashur dhe për të fiksuar një foto kujtim me ta. Kjo është shndërruar në një festë kombëtare të dashurisë, një rrugëtim që do të vijojë dhe në qytete të tjera gjatë ditëve në vijim.

I sapo intervistuar nga juria, një 29-vjeçar shprehet se u ndje mjaft komod dhe shpreson të përzgjidhet për të njohur dashurinë e jetës në këtë emision kaq të dashur për të, po dhe me konkurrentë të fortë: “Aplikova se më pëlqen emisioni “Për’puthen” dhe dua që të njoh njeriun e zemrës. Pres që të më marrin dhe të jem pjesë e Përputhen“.

Edhe stafi i “Për’puthen” është befasuar nga pritja në Durrës. Mjaft e kënaqur, Bora Zemani shprehet se që në fillim të këtij turi po piketohen personazhe interesante, që premtojnë një edicion fantastik.

“Për’puthen on Tour” do të jetë të enjten në Fier e të premten në Elbasan, për të përcjellë entuziazmin kaq shumë të munguar gjatë këtij viti të gjatë pandemik edhe në qytete të tjera të vendit.

Top Channel