Sllovakia u bë vendi i dytë i BE që filloi vaksinimin e qytetarëve me vaksinën ruse Sputnik V, megjithëse vaksina nuk është miratuar ende nga rregullatori i bllokut.

Një burrë nga qyteti i Zilinias ishte personi i parë që mori vaksinën. “Unë me të vërtetë po prisja Sputnikun V. Rusia ka një traditë të gjatë të zhvillimit të vaksinave”, theksoi ai. Agjencia Europiane e Barnave (EMA) ende nuk ka miratuar vaksinën vektoriale, por Sllovakia ka filluar të shpërndajë vaksinën, pavarësisht nga një debat i gjerë i brendshëm.

Hungaria gjithashtu ka filluar përdorimin e Sputnik V. Sllovakia mori 200 000 doza të Sputnik V në muajin mars pasi ish-kryeministri, Igor Matoviç e urdhëroi atë fshehurazi, duke shkaktuar një polemikë që kontribuoi në rrëzimin e tij nga pushteti.

Top Channel