03:59
Akuza për evazion fiskal rekord ndaj miliarderit Robert Brockman
Presidenti i një kompanie teknologjike në Houston, Robert Brockman është akuzuar në rastin më të madh të evazionit fiskal në historinë e Shteteve të Bashkuara, pasi miliarderi tjetër Robert Smith u kthye kundër tij për të shmangur ndjekjen penale, tha të enjten Departamenti i Drejtësisë. Brockman, shefi ekzekutiv 79-vjeçar i kompanisë “Reynolds and Reynolds Co.”, me bazë në Ohajo, pretendohet në një aktakuzë të mbyllur të enjten se ka fshehur 2 miliardë dollarë në të ardhura nga agjencia amerikane e taksave gjatë dy dekadave, duke përdorur një rrjet të kompanive jashtë vendit në Bermuda, si dhe në Shën Kits dhe Nevis.