Foto ilustruese

Koronavirusi ka prekur edhe kopshtin në fshatin Rëmbec në Maliq, pasi është infektuar një edukatore.

Burime për Top Channel mësojnë se një edukatore ka rezultuar pozitive, ndërkohë që dyshohet edhe për një tjetër edukatore, e cila është në pritje të përgjigjes së tamponit.

Nga informacionet e marra, edukatoret kanë shfaqur simptoma të virusit dhe i janë nënshtruar testimit, ndërsa njëra prej tyre është konfirmuar pozitive.

Pas infektimit të edukatores kopshti është mbyllur, deri në një moment të dytë.

Ndërkohë, kujtojmë se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 257 raste të reja në vend dhe humbën jetën 5 qytetarë si pasojë e koronavirusit.

Top Channel