Pasojë e koronavirusit/ SHBA, rritet varfëria, ulen ndihmat

16/10/2020 10:52

Shkalla e varfërisë në SHBA po rritet, ndërsa ndihma qeveritare po reduktohet  pavarësisht shqetësimit të vazhdueshëm ekonomik të shkaktuar nga pandemia, thotë BBC.

Gati 8 milion amerikanë – shumë prej të cilëve fëmije dhe minoritete – kanë rënë në varfëri që prej muajit maj, thonë studiuesit. Javën e kaluar, gati 900,000 persona paraqitën kërkesa të reja për përfitime nga papunësia – shifra më e lartë kjo që nga gushti.

Analistët kanë bërë thirrje për ndihmë me qëllimin të parandalohet ngecja e rimëkëmbjes ekonomike. Por politikanët në Uashington nuk po bien dakord për një marrëveshje, dhe bisedimet së fundi janë lënë në hije prej zgjedhjeve presidenciale dhe përplasjeve mbi Gjykatën e Lartë. Situata ekonomike është nga faktorët kryesorë që e shtyn presidentin Trump të këmbëngulë se Amerika nuk do të kthehet sërish në izolim, edhe pse rastet në vend po rriten.

Shtetet e Bashkuara raportuan së fundi 59 mijë infektime të reja, ndërsa numri total I viktimave po shkon drejt  217 mijë. Megjithatë kur u pyet në një intervistë për FoxNews mbi mundësinë e karantinave të reja të pjesshme, Trump tha prerë: “Nuk do ta bëjmë përsëri”!

Top Channel