Studentët në Vjenë, këmbejnë auditoret me kishën

16/10/2020 01:27

Gjatë ditës, zëra të mbytur mbushin kishën Votivkirche në Vjenë por jo në lutje: pandemia e koronavirusit ka bërë që salla e saj e lartë me spirale neo gotike, të kthehet në një sallë studimi për studentët e universitetit.

“Është shumë e këndshme të studiosh këtu, në kishë, por është shumë ftohtë”, thotë një studente që lexonte poezi të vjetra gjermane nën dritën që depërtonte mes dritareve të dekoruara të kishës. Për të mbajtur rreth 90 mijë studentët e tij të sigurt në kushtet e pandemisë, ashtu si shumë institucione të tjera arsimi, universiteti i Vjenës është detyruar të rishikojë metodat e tij të mësimdhënies. Shumë leksione tani jepen online.

Gjatë verës, stafi i fakultetit pati idenë e shndërrimit të kishës së afërt Votivkirche në një sallë studimi. Dhe kisha katolike e shekullit të 19, që është përdorur më herët për evente si koncertet, ishte shumë e lumtur të ndihmonte. Gjatë verës, tualete portative, lidhje interneti wireless dhe priza elektrike të reja u instaluan në pritje të studentëve. Universiteti po vlerëson tani se sa mirë është shfrytëzuar kisha, por analiza fillestare, është pozitive.

Top Channel