Coronavirusi është në valën e dytë të tij dhe nuk ka kursyer as sportistët më me emër.

Është ky rasti i dy yjeve të sportit italian, Valentino Rossi dhe Federica Pellegrini që kanë konfirmuar pozitivitetin e tyre me Covid 19. Piloti i Yamahës në MotoGP e mësoi lajmin në prag të Cmimit të madh të Aragon në Spanjë dhe do të duhet të mos marrë pjesë në garën e së dielës dhe ndoshta edhe në atë të javës së ardhshme që do të zhvillohet në të njëjtën pistë

‘Jam i trishtuar dhe i zemëruar se bëra maksimumin tim për të respektuar protokollin. Shpresoj të shërohem sa më shpejt-shkruante piloti 9 herë kampion bote në motoçiklizëm në rrjetet sociale. Rossi është piloti i dytë në botërorin e motoçiklizmit që rezulton i prekur nga Covid-19 pas spanjollit Jorge Martin që u detyrua të mos marrë pjesë në 2 gara të kategorisë Moto2.

Rossi tashmë ndodhet në Tavulia ku mbërriti që të dielën pas garës në Le Mans dhe ka qëndruar gjithnjë në shtëpi. Për më tepër ai nuk ka pasur kontakte me pilotë të tjerë të Akademisë apo me anëtarët e skuadrës

Rrjeteve sociale iu drejtua edhe notarja e njohur italiane Federica Pellegrini për të bërë të ditur se ka rezultuar pozitive me Covid. ‘sapo mësova lajmin e keq-theksoi Pellegrini në një video të publikuar në Instagram Story ku nuk i mbajti dot lotët-këtë pasdite kreva testin me tampon dhe rezultiati ishte pozitiv. Jam me Covid’

Federica Pellegrini tani do të qëndrojë 10 ditë në izolim sipas protokollit, ndërkohë  që nuk do të udhëtojë drejt Budapestit për të marrë pjesë në International Swimming League.

Federica Pellegrini

Top Channel