Në Rusi me 15.150 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit është shënuar shifra më e lartë e rasteve ditore që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që numri gjithsej i rasteve ka arritur në 1.369.313.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se me 15.150 raste të reja, numri i rasteve ka arritur në 1.369.313, ndërsa me 232 vdekje në 24 orët e fundit numri i viktimave në 23.723.

Numri i pacientëve të shëruarve në Rusi ka arritur në 1.056.582, me 8.485 të shëruar në 24 orët e fundit.

Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi nga 1 është rritur në 1.1 për qind dhe tek 26.6 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.

Top Channel