Foto ilustruese

Vrasja e 82-vjeçarit, 5 vite më parë në Fier është zbardhur e dokumentuar me prova ligjore

82-vjeçari N.L., banues në Fier është vrarë me mjete të forta prerëse ditën e 22 nëntorit të vitit 2015.

Gjykata vendosi masën “Arrest në burg” për autorin S. K., 43 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Vrasja me paramendim”. Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

 Njoftimi i policisë:

Fier/ Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore vrasja e ndodhur më 22.11.2015, në qytetin e Fierit. Kapet dhe ndalohet autori i vrasjes së 82-vjeçarit. Strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Fier, pas një pune operative dhe hetimore intensive, kanë bërë të mundur dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur në datën 22.11.2015, në Fier, ku është vrarë me mjete të forta prerëse shtetasi N. L., 82 vjeç, banues në Fier. Pas rifillimit të çështjes penale, në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Fier u arrit sigurimi i provave ligjore dhe paraqitja e tyre në Gjykatë. Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, e cila ka vendosur masën “Arrest në burg” për shtetasin S. K., 43 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Vrasja me paramendim”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

 

Top Channel