Franca, 30 mijë raste/ Shpërthen virusi në Evropë

16/10/2020 10:56

Franca raportoi një kapërcim tmerrues të rasteve me koronavirus përpara vendosjes se orës policore të shtunën në Paris dhe tetë qytete të tjera të vendit. 30,621 infeksione të tjera u konfirmuan atje brenda 24 orëve, ndërsa një ditë më parë ishin 22. 600.

Situata kishte ardhur dita-ditës duke u përkeqësuar, çka shtyu presidentin Emanuel Macron të merrte masa të forta për frenimin e sëmundjes. Pjesë e tyre është ndalimi I lëvizjes për banorët e disa qyteteve nga ora 21 e natës deri në 6 të mëngjesit, masë kjo që do të jetë në fuqi për të paktën katër javë.

Kryeministri Jean Castex njoftoi se do të shtohen forcat policore neper rrugë për zbatimin e shtetrrethimit, megjithatë njerëzit do të lejohen të lëvizin për në punë ose të shkojnë në spitale e farmaci. Një ditë më parë, forcat franceze të rendit bastisën shtëpitë e disa zyrtarëve të lartë qeveritarë dhe të shëndetësisë në vazhdën e një hetimi mbi mënyrën sesi është menaxhuar pandemia. Miliona njerëzve u Evropë u është thënë se duhet të jetojnë nën masa të rrepta të reja ndërsa qeveritë luftojnë me një valë të dytë të virusit. Ashtu si Franca, edhe Italia, Polonia dhe Gjermania kanë regjistruar shifra rekord rastesh të reja. Republika Ceke shënoi gati 10 mijë të tilla brenda një dite dhe 24 vdekje të tjera. nga e shtuna, ne Londër do të ndalohen takimet neper ambiente te mbyllura pasi kryeqyteti i Mbretërisë së Bashkuar dhe zona të tjera të Anglisë do të vihen nën alarm nga Covidi.

OBSH-ja i nxiti qeveritë evropiane të shtojnë ndjeshëm përpjekjet dhe të marrin masa teksa kontinenti kapërceu pragun e 1.000 vdekjeve ne ditë.

Top Channel