Situatë kritike në Durrës, kanalet plot nuk lejojnë tërheqjen e ujërave

16/10/2020 10:53
Pamje nga Durrësi

Edhe pse reshjet e shiut kanë pushuar prej orësh, kanalet plot nuk lejojnë tërheqjen e ujërave nga rrugët e trotuaret.

Situata kritike ka qenë që në mëngjes dhe vetëm tani kanë nisur të tërhiqen ujërat nga rruga.

Kjo situatë krijon vështirësi për aktivitetet e përditshme, duke sjellë probleme për nxënësit e shkollës, të punësuarit dhe bizneset përgjatë këtyre rrugëve midis lagjeve 12 dhe 17 të qytetit.

Që natën e kaluar punonjës të Ujësjellës Kanalizimeve kanë qenë në terren për pastrimin e pusetave dhe zgavrave.

Top Channel