21 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 6 në gjendje më të rëndë

16/10/2020 11:25

21 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës.

14 prej tyre janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe 6 të tjerë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore. Ndërkaq, një person në Spitalin e Pejës ka arritur që të shërohet nga koronavirusi.

“Aktualisht po trajtohen 21 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve:14 pacientë janë në oksigjenoterapi, ndërsa nga këta 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë. 1 pacient është shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Në 24 orët e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 244 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

Top Channel