E hënë, 23 Nëntor 2020
08:39
​Koha kur ndalohej alkooli në SHBA

99 vjet më parë, më 23 nëntor 1921, një vit e 10 muaj pas miratimit të amendamentit 18 të Kushtetutës që ndalonte përdorimin e pijeve alkoolike, presidenti Warren Harding nënshkroi një projektligj që i dha fund përdorimit të ligjshëm të alkoolit nga amerikanët.

08:37
Dhunoi kunatën, arrestohet 48-vjeçari në Fushë Krujë

Durrës – Një 48-vjeçar, është arrestuar për veprën penale “Dhuna në familje”.

08:21
Efekti i COVID/ Nga Shkodra te Lezha, cilët janë qarqet me rritjen më të lartë të vdekjeve në raport me popullsinë

Shkodra dhe Lezha rezultojnë qarqet që kanë pasur rritjen më të lartë të jetëve të humbura në raport me popullsinë përkatëse në tremujorin e tretë të këtij viti, në krahasim me korrik-shtator 2019. Pas tyre renditen Korça, Durrësi dhe Tirana.

08:13
Kosovë, ndahet nga jeta këngëtari i njohur Ismet Peja

Eshtë ndarë nga jeta ikona e muzikës popullore Ismet Peja.

07:52
Parashikimi i motit/ Java nis me diell dhe rritje të lehtë temperaturash

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell në të gjithë territorin.

E diel, 22 Nëntor 2020
22:55
Bebe Rexha ndan video nga provat e fundit për të performuar në “AMA’s”

Këngëtarja ndërkombëtare, Bebe Rexha, do të marrë pjesë edhe këtë vit në “American Music Awards”.

22:42
Nicolas Sarkozy do të dal në gjyq, akuzohet për korrupsion

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy do të paraqitet nesër në gjykatë për shkak të akuzave për korrupsion dhe abuzimit të ndikimit.

22:32
Ahmeti: Çfarë masash janë këto tek ne kur mund të shkosh në Tiranë me 546 raste

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka publikuar një fotografi e cila u realizua sot në Tiranë.

22:17
Qindra të ndaluar në protestat e së dielës në Bjellorusi

Një grup që vëzhgon respektimin e të drejtave të njeriut në Bjellorusi, bëri të ditur se më shumë se 200 persona u ndaluan në Minsk të dielën, ndërsa merrnin pjesë në protesta kundër Presidentit Aleksandër Lukashenko.

22:10
Fauci thotë se nuk do të hezitojë të marrë vaksinën kundër COVID-19

Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, tha se Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë vendosmërinë përfundimtare për rekomandimet se kush do ta merr i pari vaksinën COVID-19.

21:59
​Franca me 13.000 raste të reja dhe 215 të vdekur

Në Francë, 13.157 raste të reja të koronavirusit u regjistruan në 24 orët e fundit dhe 215 njerëz vdiqën, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.

21:48
​Britania e Madhe regjistron rreth 19 mijë raste të reja me koronavirus

Britania e Madhe raportoi 18.662 raste të reja të koronavirusit sot dhe 398 njerëz vdiqën, sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë.

21:40
Mjeku kinez: ​Koronavirusi nuk erdhi nga Wuhan, ai vetëm u zbulua atje

Një shkencëtar nga Kina ka mohuar që koronavirusi ose COVID-19 të ketë origjinën në Wuhan, duke pretenduar se ishte vendi i parë ku u gjet.

21:23
Vlorë/ Tenton të grabisë karburantin, plagos punonjësin

Një karburant në zonën e lagjes “Hajro Çakërri”, në Vlorë është grabitur nga një person ende i pa identifikuar.

21:18
​Pacienti zero në Britani? Testi i antitrupave konfirmon se rasti i parë ishte prekur me COVID në dhjetor 2019

Një punëtore 59-vjeçare e NHS tha se një test i antitrupave zbuloi se ajo kontraktoi koronavirusin në dhjetor 2019, më shumë se një muaj para se Britania e Madhe të raportonte rastin e parë zyrtar.

21:06
​24 viktima dhe 1.112 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore janë kryer 2.553 teste të dyshuara për COVID-19, prej tyre pozitivë me koronavirus kanë rezultuar 1.112 persona, 24 persona kanë vdekur dhe 709 janë shëruar.

20:57
Vitrina e librit/ Eistein: jeta dhe universi i tij – Walter Isaacson

Si funksiononte mendja e tij? Çfarë e bënte atë një gjeni? Biografia e Isaacson-it na tregon se si imagjinata e tij shkencore i buronte prej natyrës rebele të personalitetit. Historia e mahnitshme e jetës së tij, është një dëshmi e lidhjes midis kreativitetit dhe lirisë.

20:43
Kamberi: Pasivizimi i adresave të shqiptarëve po ndryshon strukturën etnike në Luginën e Preshevës

Deputeti shqiptar në Parlamentin serb, Shaip Kamberi thotë se ka vite që Serbia ka nisur pasivizimin e adresave të shqiptarëve që jetojnë në tri komunat jugore, në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc dhe kjo sipas tij, po ndryshon “strukturën etnike” të këtyre komunave, që ndryshe njihen me termin Lugina e Preshevës.

20:31
Everton fiton me Fulham/ Toffees me fat, marrin 3 pikë

Everton fitoi 3-2 në fushën e Fulhem në një përballje ku talenti Kalvert Ljuin la shenjën e tij të radhës këtë sezon.

20:21
“Ahhhh… 127″/ Cako zbulon mesazhin që i vjen nga Infektivi

Ka dy ide të kundërta në rubrikën “Rrethi Katror” në “E Diell”.

20:19
Takimi online me shkrimtarët/ Lexuesit kanë mundësi përmes aplikacionit “Panairi i Librit”

Këtë herë në takimet me shkrimtarët dhe ftesat e tyre për lexuesit nëpërmjet aplikacionit “Panairi i Librit” do të kemi poeten Mimoza Ahmeti. Librat e saj si “Bëhu i bukur”, “Libri i Lumturisë”, “Tregimet e Civilizimit” etj janë të gjithë në aplikacion.

20:13
A beson tek Covidi? Debati mes A. Cakos dhe B. Manes “Nuk më kap korona”…

Në studion e emisionit “E Diell”, më konkretisht në rubrikën “Rrethi Katror”, u nxit një debat mes konspiracionistit Alfred Cako dhe gazetarit Bledi Mane në lidhje me ekzistencën e COVID-19.

20:11
Dëbora e parë në Dardhë/ Temperaturat u ulën ndjeshëm në zonat malore dhe në juglindje të vendit

Në fshatin turistik të Dardhës stinët kanë nisur ti lenë vendin njëra tjetrës.

20:10
Gjeniu 3 vjeçar në Elbasan/ Mësoi vetë të lexonte dhe surprizon me numrat

Eljo lexon rrjedhshëm edhe pse është vetëm 3 vjeç.

20:03
Me dhunuesin jo më nën një çati/ Historia e gruas së dhunuar: Besoj që ligji i ri do të na mbrojë

“Unë kam 20 vite martesë. Bashkëshorti filloi të më dhunonte pas 3 viteve martesë kur mbeta shtatzënë, ai nuk e pranonte shtatëzaninë e filloi të konsumonte alkool. Dhuna filloi më një gjuajte, por që vazhdoi të rëndohej. ”

19:57
Riparimi i pallateve të dëmtuara/ Banorët te zona e shkëmbit të Kavajës kërkojnë rivlerësim të objekteve

Edhe në zonën e Shkëmbit të Kavajës ka vijuar puna për riparimin e ambjenteve të përbashkëta në pallatet e dëmtuara nga tërmeti, por banorët janë të irrituar pasi kërkojnë transparencë dhe rivlerësim të objekteve të tyre të banimit. Ata pretendojnë se shkalla e dëmit është më e lartë.

19:56
Habit Alfred Cako: Modelet e fundit të celularëve shkaktojnë…

Konsipracionisti Alfred Cako këtë të diel, ishte i ftuar në rubrikën “Rrethi Katror” në “E Diell”.

19:55
Mandati i dytë në krye të LSI/ Kryemadhi merr 42 807 vota nga 44 413 anëtarë që votuan në zgjedhjet e së shtunës

Monika Kryemadhi do të jetë kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim edhe për 4 vitetet e ardhshme. Komisioni Zgjedhor i kësaj partie ka deklaruar këtë të dielë, rezultatin e votimit.

19:49
“Bypass-i” Levan-Fier/ Makina përplas këmbësorin, ndërron jetë 59-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar në “Bypass-in” Levan-Fier, ku në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Baltëzës” shtetasi Gjergji Zeqaj 59-vjeç, banues në Tiranë, ka përplasur me automjetin e tij tip “Benz, 59-vjeçarin Sokrat Semini i cili si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

19:47
Kohë pandemie! Tirana ndez dritat e festave, shpresë për një vit më të mirë

Tirana ndezi mbrëmjen e sotme dritat e pemës së festave të fundvitit në sheshin “Skënderbej”, duke përcjellë mesazhe shprese të një qyteti që nuk përkulet e që sheh përpara. Në respekt edhe të vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve lidhur me masat anti-Covid, 10 vogëlushë të Korit të Fëmijëve “Mrekullia” ndezën dritat e pemës festive.

19:44
Bien akuzat ndaj VV/ Prokuroria e Tiranës pushon hetimet për protestën kundër prishjes së Teatrit Kombëtar

Prokuroria e Tiranës pushoi akuzat ndaj kreut të Vetëvendosjes në Shqipëri Bojken Abazi dhe 5 anëtarëve të tjerë të kësaj lëvizjeje të hetuar përgjatë këtyre muajve për protestën kundër prishjes së teatrit kombëtar.

19:36
Neritan Liçaj i beson mjekimeve popullore, tregon kurën “labe”: Dopjo raki, hudhër e mjaltë…

Neritan Liçaj, ishte i ftuar këtë të diel në rubrikën “Rrethi Katror” në “E Diell”.

19:33
VIDEO/ Pamjet që pushtuan rrjetin, lojtari “pervers” ngacmon seksualisht kundërshtarët

Mbrojtësi i klubit nga Championship, Preston, Darnell Fisher, është bërë viral pasi ngacmoi një kundërshtar, duke e prekur në pjesën intime gjatë një aksioni.

19:33
Dokumentet e Hagës/ Balla pyet Bashën: Me çfarë statusi gjendeshe në dhomën ku pyetej shoqëruesi i Rugovës në vitin 2000?

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka publikuar një video me dëshminë e Adnan Merovcit, ish-shoqëruesi i Presidentit Ibrahim Rugova, i cili është pyetur në Gjykatën e Hagës në seancë gjyqësore ndaj Vlastimir Gjeorgjevic, ish-Zëvendësministër i Brendshëm i Serbisë, përgjegjës për shumë krime në Kosovë.

19:19
Fshirja e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës/ Cakaj dhe Haradinaj-Stublla thirrje institucioneve: Veproni për ta parandaluar këtë proces

Nëpërmjet një deklarate të përbashkët, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla kanë shprehur shqetësimin e thellë lidhur me procesin e fshirjes së qëllimshme të adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

19:17
Pa maskë tek Infektivi/ Alfred Cako: Kam një sfidë dua të hyj tek Infektivi dhe…

Konspiracionisti Alfred Cako, i bëri thirrje autoriteteve përmes emisionit “Rrethi Katror” në “E Diell”, që ta lejojnë atë të hyjë në ambientet e spitalit Infektiv, për të intervistuar pacientët e sëmurë.

19:08
Aksident fatal në aksin rrugor Lezhë-Milot , makina përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident fatal ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot , në Ishull Lezhë, në afërsi të një karburanti.

19:00
Alfred Cako: Ky është mjekimi popullor që bën mrekulli, e përdorin të pasurit, kushton…

Konspiracionisti Alfred Cako, si çdo fundjavë ishte i ftuar në “Rrethin Katror” në “E Diell”. Temë diskutimi puntatën e stome, ishte mjekimi alternative, i njohur ndryshe si ai “popullor”.

18:52
“Bye korona”- Lei Kraja poston foton provokuese, pasi mposhti COVID

Moderatorja sportive, Lei Kraja, ka fituar betejën me koronavirusin. Lajmin e ka bërë të ditur vetë bukuroshja brune, nëpërmjet një postimi në Instagram.

18:43
“Maskat”/ Ndodh e papritura, juria nuk arrin të gjejë personazhin… (VIDEO)

“Maskat”, është një nga rubrikat e shumta të emisionit “E Diell”, drejtuar nga moderatorja Megi Pojani.

18:41
Elona Duro i futi në “sherr”/ Zajmina dhe Olti, “sheshojnë” mosmarrëveshjet me një “Tango”

Javën e kaluar në rubrikën “Maskat” në “E Diell”, ishte e ftuar mdoeratorja e njohur Elona Duro.

18:31
Tragjike! I digjet shtëpia, humb jetën 89-vjeçari që jetonte vetëm në fshatin Podë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Podë, Kolonjë.

18:15
Putin: S’ka motiv të fshehur pas vendimit tim për të mos e uruar Bidenin

Presidenti rus, Vladimir Putin thotë se nuk ka asnjë motiv të fshehur pas vendimit të tij për të mos uruar presidentin e zgjedhur amerikan, Joe Biden për fitoren e tij në zgjedhjet e 3 nëntorit, duke insistuar se Kremlini po pret “fundin e ngërçit të brendshëm politik”.

18:03
A po lind një çift në “Beauty”? Ja e papritura!

“Beauty”, nuk është vetëm sfida e të bukurës, por edhe vendi ku lindin ndjenja e simpati.

17:59
Erdogan: Turqia e ka vendin në BE

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan deklaroi të dielën se Turqia e sheh veten pjesë të Evropës, por i bëri thirrje Bashkimit Evropian “që të mbajë premtimet” lidhur me anëtarësimin e Ankarasë zyrtare në bllok dhe për çështjen e refugjatëve.

17:44
Fishekzjarre e muzikë/ Brenda festës madhështore të 35-vjetorit të Era Rusit (FOTO)

Këngëtarja e dashur për publikun, Era Rusi, këtë të diel ka festuar ditëlindjen e saj të 35-të. Në llogarinë e saj në “Instagram”, ajo ka ndarë një seri imazhesh nga festa e madhe e realizuar me rastin e ditëlindjes.

17:34
Greqia regjistron sërish rekord të zi të viktimave, 103 humbje jete në 24 orët e fundit nga covid-19

Greqia regjistron sërish rekord të zi të viktimave.

17:30
“Dream Team”/ Pyetjet e fëmijëve që vunë në siklet Argjira Spancën

Aq të dashur e të qeshur, fëmijë që na dëshmojnë se e ardhmja është në duar të sigurta.

17:17
Inter i “çmendur”, përmbysje dhe poker golash ndaj Torinos

Një sfidë plot emocione ajo mes Interit dhe Torinos në “Giusepe Meaza”. Pjesa e parë ishte tepër e ekuilibruar, e miqtë torinezë, gjejnë rrugën e rrjetës në minutat e fundit të pjesës së parë me Simone Zazën.

17:09
Dita e Alfabetit Shqip/ Arkivi i Shqipërisë hap në Shkup një sallë studimi

22 nëntori është Ditën e Alfabetit Shqip, i cili u unifikua 112 vjet më parë në Kongresin e Manastirit. Kongresi i Manastirit u zhvillua mes 14-22 nëntorit të vitit 1908. Në të morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete të ndryshme, klube dhe shoqata. Në këtë Kongres u miratua vendimi që të pranohet alfabeti latin me disa ndryshime të shkronjave duke i adaptuar ato për gjuhën shqipe.

17:02
Turqi, jo më të sëmurë nga jashtë/ Ndalon charter-at spitalorë për kurim nga Covid-19 në spitalet turke

Turqia nuk do të pranojë më të sëmurët me covid19 personat që mbërrin atje me chartera spitalor nga vende të ndryshme përfshi edhe Shqipërinë.

16:56
Qytetarët grumbull nga liqeni/ Manastirliu: S’po merret seriozisht rreziku, burimet përballë pandemisë nuk janë të pafundme

Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka reaguar për pamjet e pazakonta të qytetarëve që sot ishin grumbulluar në masë nga liqeni.

16:40
Rita Ora në një bashkëbisedim me Veliaj: Kur ne shqiptarët bashkëpunojmë, bëjmë gjëra të mrekullueshme

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj bashkë me artisten me famë botërore dhe ambasadoren e shqiptarëve në botë, Rita Ora, zhvilluan një intervistë sëbashku si pjesë e nismës “Diaspora flet 2020”. Pyetjes së Rita Orës, kryebashkiaku Veliaj iu përgjigj se përzgjedhja e Tiranës si “Kryeqyteti Europian i rinisë për 2022” do të shfrytëzohet si një mundësi jo vetëm për rininë e Tiranës, por për gjithë Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët në Maqedoni e Mal të Zi dhe të kemi një kartolinë shqiptare.

16:37
Covid-19/ Bie numri i infektimeve! 565 raste të reja dhe 14 humbje jete në 24 orët e fundit në vend

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar për shifrat e fundit të covid në vend.

16:26
SHBA, miratohet përdorimi në raste urgjente i ilaçit me antitrupa Regen-COV2

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Ilaçeve (FDA) lëshoi të shtunën autorizimin për përdorim urgjent të terapisë me antitrupa kundër COVID-19, të kompanisë farmaceutike Regeneron, i njëjti trajtim eksperimental që iu dha Presidentit Donald Trump dhe që ai tha se e ndihmoi të shërohej nga sëmundja.

16:18
N’fermë”: Emocionohet Valbona Selimllari! Rrëfen dashurinë e parë të të birit: Lum ajo që do të vijë në derën time

Ish-Missi Valbona Selimllari, ishte e ftuara e gazetarit Ervin Kurti në rubrikën “N’fermë”, në “E Diell”. Mbi një traktor e duke punuar tokën, Valbona nuk i shpëtoi pyetjeve ngacmuese të Ervinit.

16:13
Karakaçanov: Maqedonasit duan mbështetje, por edhe të na godasin pas shpine

Zëvendëskryeministri bullgar, Krasimir Karakaçanov, ka akuzuar Maqedoninë e Veriut për shkeljen e Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë, andaj ka thënë se Shkupi zyrtar nuk mund të presë mbështetjen e Sofjes për anëtarësim në Bashkimin Evropian, pa zgjidhur çështjet e diskutueshme bilaterale.

16:05
Tiranë/ Po udhëtonte pranë një kantieri ndërtimi, humbet kontrollin e automjetit, regjistrohet 1 viktimë

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar në Tiranë.

15:56
“N’fermë”/ Përcëllohet’ Albana Osmani, shkul hithrat pa doreza

Albana Osmani, ishte një nga të ftuarat e gazetarit Ervin Kurti, në rubrikën “N’fermë” në “E Diell”.

15:43
Vrau gruan dhe i la trupin e zhveshur para shtëpisë, rrëfehet 47-vjeçari: Më tha që nuk isha aq s*ksi sa ajo (FOTO)

Një burrë që vrau gruan e tij u tha policëve se ajo nuk ishte e lumtur pasi ai nuk dukej aq mirë sa ajo.

15:35
Transformimet e pabesueshme të nuseve, fotot para dhe pas realizimit të makijazhit (FOTO)

Çdo nuse është e bukur dhe çdo make-up për dasma është special. Por ka diçka absolutisht që të lë pa frymë në pamjen tradicionale të nusërisë.

15:31
“N’fermë”/ Nora Malaj: Dikur për Vit të Ri, pastronim shtëpinë me themeli

Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nora Malaj, këtë të diel, ishte e ftuar në rubrikën “N’fermë”, në “E Diell”.

15:09
Rita Ora mahnit fansat me gjoksin bombastik: Gati për takime online (FOTO)

Rita Ora me siguri ka ngritur temperaturat e ftohta të nëntorit me një seri selfiesh në “Instagram”.

15:04
Më e thella në botë, hapet pishina e rrallë në Poloni 

Një pishinë 45.5 metra e thellë, me guva artificiale të nënujshme dhe rrënoja majane, struktura më e thellë e tillë në botë, u hap afër Varshavës, këtë fundjavë.

14:59
Plagosje me thikë, falsifikim parash e dhunë në familje, 4 të arrestuar në Tiranë

Katër persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë për vepra të ndryshme penale.

14:55
Të bërtitura dhe akuza! Ç’ndodhi mes Katerinës dhe Olimpias në “Kinostar”?

Me anë të “KinoStar”, emisioni “E Diell”, ka menduar të “sjellë Hollywood-in” në shtëpitë tuaja.

14:50
Berat/ Nxihet uji i lumit, pamje të frikshme të shtratit të Osumit

Uji i lumit Osum është nxirë.

14:39
Rindërtohet shkolla e dëmtuar nga tërmeti në Kavajë, Veliaj: Kushte optimale për fëmijët

Shkolla e re 9-vjeçare “Shtodhër” në Helmës të Kavajës është drejt përfundimit, më e bukur, më e fortë e me kushte optimale sipas standardeve më të mira evropiane për fëmijët e për mësuesit.

14:29
Bulliqi premton subvencione për bujqësinë në Podujevë

Kandidati për kryetar të komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, së bashku me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kanë vizituar në fshatin Balloc, fermerin Ibrahim Salihu me familjarët dhe bashkëfshatarët e tij.

14:27
“Trotuar”/ Modelja seksi pranon hapur ndërhyrjen në hundë

Erjola Doçi, modele me profesion, është pjesë e rubrikës “Trotuar” në “E Diell”.

14:11
Gjobë Presidentit Meta dhe kryetares së LSI! Nga 3 mijë lekë 30 të ftuarve në ditëlindjen e Bes Kallakut

Të gjithë pjesëtarët e ditëlindjes së aktorit të humorit Bes Kallaku të organizuar dy ditë më parë edhe pse në kohë pandemie do të gjobiten.

14:10
Olti Curri zbulon operacionin në gjoks të këngëtares së njohur: Më tha që në fisin tone na rritet pas…

Tekstshkruesi i njohur, Olti Curri, tregoi një episod interesat me një këngëtare, teksa po diskutonin në rubrikën “Trotuar” në “E Diell”, për ndërhyrjet plastike.

13:56
Megi Pojani e thotë troç: Operacionet mbahen të fshehta se njerëzit të çajnë…

Në rubrikën “Trotuar” në “E Diell”, gjatë kësaj puntate, u diskutua në lidhje me ndërhyrjet plastike, ndërhyrje të cilat janë kthyer në trend vitet e fundit.

13:55
Restoranti luksoz, pandemia e ktheu në fast-food

Është një nga restorantet më të mirë në botë, i famshëm për menunë e tij me 18 pjata të shijshme që kushton rreth 350 euro për person dhe për qasjen inovatore kulinare që ka ndjekur.

13:42
Arkivi shqiptar thyen kufijtë shtetërorë, hap sallë studimi në Shkup

Nga sot salla e studimit e Arkivit të Shqipërisë do të jetë përtej kufirit, edhe në Maqedoninë e Veriut!

13:34
Arrestimet e Speciales, goditje për partitë politike

Arrestimet e Gjykatës Speciale në Kosovë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët që prej pasluftës kanë mbajtur poste të rëndësishme në institucionet e Kosovës, po konsiderohen goditje për politikën kosovare.

13:33
A e ka bërë gjoksin? Nevina Shtylla zbulon të vërtetën në “Trotuar” (FOTO)

Në rubrikën “Trotuar” në “E Diell”, u diskutua në lidhje me operacionet plastike.

13:27
Ndarja nga jeta e Bashkim Koplikut, Ruçi: I shërbeu vendit si deputet e politikan aktiv

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi,  ka shprehur sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish deputetit Bashkim Kopliku.

13:20
Në kërkim për vjedhje, kapet 23-vjeçari në Bulqizë

Një 23-vjeçar është arrestuar pasi ka thyer xhamin e një dyqani dhe vodhi.

13:04
Rritja e të prekurve me covid, nëndrejtoresha e QSUT: Nuk është e vërtetë që s’ka kapacitete

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” përmes një komunikimi të nëndrejtoreshës së QSUT, dr. Arjana Strakosha informon se do të hapet pavioni i tretë në spitalin Covid3.

12:57
Arrestohen dy shoferë të dehur në Durrës

Dy shoferë janë arrestuar ditën e sotme në Durrës, pasi kanë qarkulluar të dehur.

12:41
Reali, vetëm barazim me Villarreal, Atletico mund Barçën

Atletico Madrid dhe Diego Pablo Simeone festojnë fitoren 1-0 ndaj Barcelonës, një sukses ky i arritur falë një paraqitjeje solide që ishte në gjendje që të shuante çdo ambicie për fitore të skuadrës katalanase e cila e sheh veten në vendin e 12 në klasifikim me vetëm 11 pikë të grumbulluara, 9 pikë më pak se Atletico që e sheh veten në vendet e para.

12:38
Londër/ Prangoset dibrani, në metro me pistoletë në brez

Një shqiptar i cili udhëtonte në metrotë e Londrës me pistoletë në brez është arrestuar.

12:32
Juventus ‘heq qafe’ Cagliarin, Ronaldo 2 gola

Juventus  fiton në ndeshjen e tij në mbrëmjen e së shtunës ndaj Cagliarit me rezultatin dhe për momentin e  sheh veten në vendin e dytë të klasifikimit.

12:19
Johnson nën presion, jo zbutje masash për Krishtlindje

Boris Johnson do të mbledhë online kabinetin e tij për të vendosur se si njerëzit do të mund ti kalojnë krishtlindjet para njoftimit të një plani të ri dimëror për koronavirusin.

12:17
Pandemia e Covid 19 vendos në sprovë spitalet gjermane

Gjermania konsiderohej mbështetje për vendet e tjera evropiane dhe një model suksesi në luftën ndaj koronavirusit, gjatë valës së pranverës.

12:14
Pandemia në SHBA, në Kaliforni nis ndalim qarkullimi

Kalifornia filloi ndalimin e qarkullimit gjatë natës të shtunën në një përpjekje për të ndalur infektimet me koronavirus.

12:07
Ndahet nga jeta Bashkim Kopliku/ Edhe regjisori i njohur Muharrem Fejzo humbi betejën me Covid-19

Ish-zëvendës kryeministri dhe ish Ministri I Brendshem, bashkim Kopliku e humbi betejën me Covid -19.

11:59
Kultivim kanabisi, arrestohen dy persona, nën hetim dy të tjerë

Dy persona janë vënë në pranga e dy të tjerë nën hetim në Shkodër.

11:46
Të qeshurat që nuk i merr vdekja/ Sonte në Exclusive, familjarë dhe miq kujtojnë aktorin e njohur të humorit Koço Devole

Disa ditë më parë nga Covid-19 u nda nga jeta edhe aktori i njohur i humorit Koço Devole, i cili prej vitesh ishte pjesë e emisionit Fiks Fare në Top Channel.

11:39
Meta viziton kishën e Prullit, lutet për Shqipërinë

Presidenti i vendit Ilir Meta ishte sot për një vizitë në kishën e Prullit në fshatin Spiten për të parë nga afër kishën e ndërtuar nga banorët e fshatit.

11:18
Rritja e të prekurve/ Hapet pavioni i tretë i spitalit Covid3, brenda javës edhe COVID4

Vendi ynë po përballet me shifra të larta të të prekurve dhe të vdekurve nga COVID-19 prej ditësh tashmë.

11:11
Vdekja e Bashkim Koplikut, Rama: Do më mungojnë mesazhet e tij, u prehsh në paqe miku im

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vdekjes së ish-zv/kryeministri dhe ish ministri i brendshëm, Bashkim Kopliku, i cili ishte i prekur me COVID-19.

11:03
Izraeli sulmon me raketa Hamasin në Rripin e Gazës

Izraeli ka kryer sulme në disa vende në Rripin e Gazës, si kundërpërgjigje ndaj një sulmi me raketë nga territori palestinez.

10:55
Evropa shqyrton mundësinë e lehtësimit të masave para Krishtlindjes

Disa javë në përballje me valën e dytë të koronavirusit, disa vende në Evropë po shqyrtojnë mundësinë e lehtësimit të masave kufizuese, pas disa sinjaleve se masat e ndërmarra kanë frenuar përhapjen e pandemisë.

10:47
54 pacientë në terapi me oksigjen në Spitalin e Gjakovës

Spitali i Përgjithshëm Gjakovë ja njoftuar se gjatë 24 orëve në këtë spital janë trajtuar 94 pacientë të hospitalizuar për Covid.

10:42
Tritol “Benz”-it të parkuar në Vlorë gjatë mesnatës, çaktivizohet nga Renea

Një makine tip “Benz” i është vënë tritol gjatë mesnatës së djeshme, në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë. makina e parkuar është në pronësi të S. B.

10:34
Ndërron jetë regjisori Muharrem Fejzo, Shanaj: Lamtumirë mik i miqësisë së qeshur

Aktori i njohur Mevlan Shanaj ka reaguar pas ndarjes nga jeta të regjisorit të njohur Muharrem Fejzo në moshën 87-vjeçare nga COVID-19.

10:20
Tentoi të vriste një person, shpallet në kërkim 27-vjeçari

Një 27-vjeçar është shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë me armë zjarri një person në Fier.

10:14
Publikon pamjet pediatrisë së Durrësit, Rama thumbon PD-në: Të vdekurit i trazojnë me luftën qorre për pushtet

Kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme pamjet e pediatrisë së Durrësit, në të cilin do të jenë gati 90 shtretër.