Riparimi i pallateve të dëmtuara/ Banorët te zona e shkëmbit të Kavajës kërkojnë rivlerësim të objekteve

22/11/2020 19:57

Edhe në zonën e Shkëmbit të Kavajës ka vijuar puna për riparimin e ambjenteve të përbashkëta në pallatet e dëmtuara nga tërmeti, por banorët janë të irrituar pasi kërkojnë transparencë dhe rivlerësim të objekteve të tyre të banimit. Ata pretendojnë se shkalla e dëmit është më e lartë.

”Ky nuk është DS2. Ky ka 15 kolona të dëmtuara. I gjithë kati i parë. Është DS4. Duhet të vijë Instituti i Ndërtimit ta rivlerësojë dhe të afishohet’. ‘

”Për objektet e dyshuara, po nuk u bë një rivlerësim i ri teknik do të thotë që po investohet kot. Janë para që hidhen pa i shërbyer qëllimit me të cilin është marrë shteti.”

”Derisa është me 15 kolona të dëmtuara nuk është DS2. Kërkojmë të bëhen kolona të sakta. Hekuri të vihet tamam. Të vlerësohet. Të vijnë inxhinierët me aparatura e t’i kontrollojnë.”
”Nuk ka transparencë për atë që investohet dhe atë që bëhet. Kush është sipërmarrës dhe ç’tender ka fituar nuk e dimë. Një pjesë e pallateve nuk trajtohet fare.”

Në përballje me qytetarët, ndëtuesi i përzgjedhur nga bashkia e Durrësit për të bërë rikonstruksionin e ambjenteve të përbashkëta në 58 pallate të zonës së Shkëmbit të Kavajës pranon se dëmet janë më të mëdha.

”Ca gjëra nuk duken nga vlerësimi i parë. Kur kemi zhvesh kolonat kanë dalë dëme të tjera. Nga 8 kanë dalë 15 kolona. Nuk mund të them tani nëse duhen fonde të reja.”, thotë një qytetar.

Në një reagim për këtë shqetësim të banorëve Bashkia e Durrësit ka deklaruar se banorët nuk janë ankuar asnjëherë me shkrim pranë saj, ndërsa të gjitha punimet që do të kryhen janë në përputhje të plotë me të gjitha procedurat ligjore dhe rregullat e urbanistikës në mënyrë që qytetarët të kenë siguri maksimale për pallatin ku ata banojnë.

Top Channel