Dokumentet e Hagës/ Balla pyet Bashën: Me çfarë statusi gjendeshe në dhomën ku pyetej shoqëruesi i Rugovës në vitin 2000?

22/11/2020 19:33

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka publikuar një video me dëshminë e Adnan Merovcit, ish-shoqëruesi i Presidentit Ibrahim Rugova, i cili është pyetur në Gjykatën e Hagës në seancë gjyqësore ndaj Vlastimir Gjeorgjevic, ish-Zëvendësministër i Brendshëm i Serbisë, përgjegjës për shumë krime në Kosovë.

Me çfarë statusi gjendej Lulezim Basha në dhomën ku pyetej shoqëruesi i Rugovës në Hagë, në vitin 2000 pyet Taulant Balla?

“Pse Adnan Merovci u pyet nga gjykatësi për Lulzim Bashën dhe statusin e tij dhe Pse “përkthyesi” Lulzim Basha nuk ishte një përkthyes i listuar tek lista zyrtare në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës?”, pyet Balla.

Adnan Merovci, ish-shoqëruesi i Presidentit Rugova është pyetur në Gjykatën e Hagës në seancën gjyqësore kundër Vlastimir Gjeorgjevic, por edhe për një çështje tjetër ndaj ish-Presidentit Milutinoviç dy herë, një herë në Prishtinë e më pas në Hagë në prill të vitit 2000.

Top Channel