Aksident fatal në aksin rrugor Lezhë-Milot , makina përplas për vdekje këmbësorin

22/11/2020 19:08
Foto Ilustruese

Një aksident fatal ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot , në Ishull Lezhë, në afërsi të një karburanti.

Mësohet se mjeti me drejtues B.Gj.,ka aksidentuar një këmbësor, një i moshuar rreth 75-vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhët në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Top Channel