Neritan Liçaj i beson mjekimeve popullore, tregon kurën “labe”: Dopjo raki, hudhër e mjaltë…

22/11/2020 19:36

Neritan Liçaj, ishte i ftuar këtë të diel në rubrikën “Rrethi Katror” në “E Diell”.

Neritani tha se i beson mjekimeve popullore, duke marrë shembullin e mbretërve të lashtësisë, të cilët sipas tij konsumonin sasi dozash të vogla helmi gjarpërinjsh për t’u imunizuar. Më tej ai foli për kurën “labe” e cila sipas Liçajt përbëhet nga tre ingredientë, “raki, hudhër e mjaltë”.

“Medikamentet më të mira për mendimin tim janë ata që vijnë nga natyra. Nga historia, mbretërit e lashtësisë pinin doza të vogla dozash helmi gjarpërinjsh për t’u imunizuar. Kura labe për t’u mos u sëmurur kurrë, dopjo raki në mëngjes, kokërr hurdhë dhe një tas me filxhan mjaltë. Logjika është e saktë, hudhra është antibiotik, të përvëlon bakteret, rakia i përcëllon fare, mjalti i mbledh i çon më zorrë e më tutje”, tha Liçaj.

Top Channel