Ahmeti: Çfarë masash janë këto tek ne kur mund të shkosh në Tiranë me 546 raste

22/11/2020 22:32

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka publikuar një fotografi e cila u realizua sot në Tiranë.

Ahmeti thotë se reagimi i tij nuk ka të bëjë me Tiranën por rreth asaj se çfarë masash janë marrë këto ditë në Kosovë me orë policore kur qytetarët mund të udhëtojnë drejt Tiranës e Shqipërisë me nga 546 raste.

Mes tjerash Ahmeti theksoi se mundesh të udhëtosh në Tiranë, por jo në Prishtinë.

“E para ky post nuk është kundër Tiranës! Shpresoj që prishtinalitë ta vizitojnë sa më shumë. Por çfarë masash janë këto në Kosovë me orë policore kur mundesh me shku në Tiranë e Shqipëri me 546 raste sot. Por nuk mundesh në Pr. Foto nga Tirana sot” është shprehur Ahmeti.

https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10160510529192166

Top Channel