Elona Duro i futi në “sherr”/ Zajmina dhe Olti, “sheshojnë” mosmarrëveshjet me një “Tango”

22/11/2020 18:41

Javën e kaluar në rubrikën “Maskat” në “E Diell”, ishte e ftuar mdoeratorja e njohur Elona Duro.

Ajo njihet për miqësinë e ngushtë me një nga pjesëtarët e jurisë, Olti Currin, por megjithatë, analisti nuk arriti që ta gjente Elonën. Ky fakt, u duk mosbesues nga anëtarja tjetër e jurisë, Zajmina Vajsiari, e cila aludoi se Olti e ka ditur se Elona fshihej pas maskës por nuk ka dashur ta tregonte. Në debat e sipër, Olti i është drejtuar me fjalët “boll tani, se nuk e dija”.

Këto fjalë, kanë nxitur një debat mes tyre, aq sa ata nuk ndiqeshin më në rrjete sociale. Kjo u zbulua gjatë puntatës së sotme nga moderatorja Megi Pojani, si edhe u konfirmua nga vetë ata. Megi, pas shortit të goglave, zgjodhi emrin e Zajmina Vajsiarit, e cila automatikisht kthehej në kryetarin e jurisë. Ky “trofe”, në fakt nuk është një shpërblim, por dënim.

Zajmina u “dënua” që të kërcente një vallëzim me Oltin. Ajo pranoi që të realizonte performancën dhe dyshja e famshme sqaroi çdo mosmarrëveshje mes tyre.

Top Channel