Bebe Rexha ndan video nga provat e fundit për të performuar në “AMA’s”

22/11/2020 22:55

Këngëtarja ndërkombëtare, Bebe Rexha, do të marrë pjesë edhe këtë vit në “American Music Awards”.

Përmes rrjeteve sociale, ajo më parë kishte ndarë disa fotografi nga provat e fundit në koreografinë për “Baby I’m Jealous”.

Në bashkëpunim me Doja Cat, Bebe do të ketë mundësinë të performojë ‘live’ në evenimentin madhështorë.

Ndërkaq, pak më parë, në rrjetin social Instagram ajo ka ndarë një video tjetër u shihet duke kërcyer nën tingujt e këngës së saj.

Padyshim që veshja i vuri në pah linjat e theksuara trupore, ndërsa shfaqte lëvizjet për koreografinë e realizuar.

Ajo u shpreh se ndihet e entuziazmuar për mbrëmjen, duke ftuar ndjekësit e saj që të shohin performancën e saj.

https://www.instagram.com/p/CH51klMJ1rs/?utm_source=ig_embed

Top Channel