E premte, 26 Shkurt 2021
15:33
Manastirliu: Të hënën dërgesa e radhës nga Pfizer, brenda 10 ditëshit të parë të marsit vijnë vaksinat e para nga Covax

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit në Qendrën e Vaksinimit në Arenën Kombëtare, ku po vijon vaksinimi i personelit shëndetësor spitalor dhe të kujdesit shëndetësor parësor.

15:29
Ndërhyrje estetike në Shqipëri/ AFP: Rritet kërkesa, por s’ka kontroll

Ankthet e shtuara nga pandemia, kanë çuar në një bum të kirurgjisë plastike në Shqipëri, çka ka bërë që disa pacientë të mbeten në mëshirën e operatorëve të pakontrolluar.

15:27
Çiftit të pastrehë që nuk martoheshin dot prej 24 vitesh, i jepet dasma suprizë kur parukieri i pa duke mbledhur mbeturina (fotot)

Një çift i pastrehë kanë jetuar së fundmi “transformimin e jetës së tyre” kur i është dhuruar dasma surprizë dhe makiazhi profesional për serinë e fotove të ceremonisë.

15:26
Maluma gati për një tur botëror/ Publikon datat dhe vendet ku do të performojë

Superylli i muzikës latine njoftoi datat dhe vendet në SHBA për “Tour Papi Juancho 2021 Tour World”.

15:25
Kufi për interesin e kredive/ Banka e Shqipërisë i vendos për institucionet financiare

“Banka e Shqipërisë do të vendosë një kufi për interesat e kredive konsumatore për individët. Projekt rregullorja me ndryshime iu është dërguar tashmë bankave dhe institucioneve të mikrokredisë. Vendosja e këtij tavani, pritet të mundësojë interesa më të favorshme për individët.”

15:23
Meta dekreton ligjin “Kryqin e Kuq Shqiptar”: Përshtatja e ndryshimeve për ta sjellë në standardet e kohës

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje ligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr. 7864, datë 29.9.1994 “Për Kryqin e Kuq Shqiptar”.

15:20
Në burg për atentatin me tritol/ Jepet masa për Gjergj Cukalin. Dyshohet se porositi sulmin ndaj Gjon Menës në Kamëz

Nën akuzat e vrasjes së mbetur në tentativë, sigurim mjetesh për të kryer vrasje dhe mbajtje eksplozivi Gjergj Cukali përfundoi sërish në qeli për dyshimet se ai porositi vrasjen e Gjon Memës përmes një shpërthimi.

15:15
Qytetarët kërkojnë masa më të rrepta/ Anketa në faqen web të Top-Channel. 64% duan karantinën e dytë

Ndërsa Komiteti Teknik i Ekspertëve la në fuqi masat aktuale kufizuese, Top Channel, i cili prej gati një viti ndjek dinamikën e situatës së Covidit në vend, ka realizuar një sondazh.

15:15
Si u ndoq viktima e atentatit/ Vrasësi i Behar Sofias u largua me biçikletë drejt liqenit

Behar Sofia, u ekzekutua një ditë më parë, nga një distancë shumë e afërt, buzë trotuarit të lumit të Lanës.

15:13
Furgoni përplas 7-vjeçaren/ E mitura humbi jetën duke kaluar rrugën

Aksidentet rrugore me pasojë marrjen e jetës së njerëzve në rrugët e Shqipërisë  nuk dinë të ndalen.

15:11
47 raste në bilancin e fundit/ Pas Tiranës, nga qytetet kryeson Korça për infektimet në 24 orë

Në Korçë u shënuan 47 raste të reja infektimesh të shpërndara në qytete dhe fshatra por edhe pse shifrat e të prekurve nga koronavirusi vazhdojnë të rriten më pak kujdes po tregohet për të shmangur infektimet.

15:08
Vaksinimi i qytetarëve në Shkodër/ Përfundoi i mjekëve. Tani radhën e kanë të moshuarit 80 vjeç e sipër

Rreth 7700 të moshuar mbi moshën 80 vjeç në qarkun e Shkodrës janë bërë pjesë e planit të vaksinimit.

15:04
Rama: Mesazhi i SHBA domethënës/ Kryeministri për vlerësimin që iu dha Dvoranit: Dihet me kë u përplas

Në Berat kryeministri Edi Rama u shfaq në krah të ish ministrit të drejtësisë nga radhët e LSI Nasim Naço, tashmë kandidat në listën e PS në këtë qark.

15:03
Prej 2 javësh i shtruar në spital/ Si është gjendja e Princ Philip-it?

Princi 99-vjeçar do të kalojë fundjavën e dytë në spital teksa po kurohet për një infeksion, sipas burimeve mbretërore.

14:57
Zyrtari irakian: Gjatë sulmit ajror amerikan u vra një person dhe u plagosën disa të tjerë

Një zyrtar i milicisë irakiane tha të premten se sulmi ajror amerikan në Siri shënjestroi objekte që i përkisnin një grupi të armatosur irakian të mbështetur nga iranianët, duke vrarë një nga milicët e tyre dhe duke plagosur disa të tjerë. Pentagoni tha se sulmi u ndërmor si përgjigje ndaj një sulmi me raketa në Irak në fillim të këtij muaji, gjatë të cilit u vra një kontraktor civil dhe u plagos një anëtar i shërbimit ushtarak amerikan si dhe pjesëtarë të trupave të tjera të koalicionit.

14:47
Ministrja gjermane e Mbrojtjes realizon vizitë të papritur në Afganistan

Ministrja gjermane e Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer ka realizuar një vizitë të papritur në Afganistan, për të treguar përkushtimin ndaj procesit të paqes në këtë vend.

14:42
Filmat e Kinostudios/ Propagandë apo pasuri kombëtare?

Diskutimet nëse filmat e prodhuar gjatë sistemit komunist duhet të transmetohen apo jo vazhdojnë, ndërkohë që nuk ka një analizë të plotë tëtë tyre.

14:26
Arrestohet drejtuesi i trafikut të heroinës “Michael Jackson”, hetimet zbulojnë lidhjet e tij me shqiptarët

Hetimet e policisë italiane kanë zbuluar se si funksiononte trafiku i drogës, kryesisht heroinës në zonën e Padovës.

14:12
“Urgjent të rimbursohen ilaçet për COVID”/ Meta-Ramës: Lëri dokrrat, trego planin e vaksinimit

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me situatën e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit në vendin tonë. Presidenti kërkon nga ana e qeverisë bërjen publike planin e vaksinimit anti covid të shqiptarëve.

14:02
PS një mandat të tretë?/ Rama: Nuk është për mua, por për të gjithë ata që duan të ecin përpara

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që t’i besohet një mandat i tretë. Sipas Ramës, një mandat i tretë për PS-në, nuk është për atë si kryeministër por për të gjithë ata që duan të ecin përpara.

13:55
Britanikes që shkoi në Siri, nuk i lejohet kthimi

Gjykata më e lartë britanike e refuzoi kërkesën e një gruaje – të lindur në Britani – për t’u kthyer në shtëpi nga Siria.

13:53
Ndërron jetë 20-vjeçarja që u lëndua nga shpërthimi në Ferizaj (FOTO)

Ka ndërruar jetë 20-vjeçarja Fatime Haxhidema, e cila ishte lënduar nga shpërthimi i fillimvitit në njërin nga restorantet e Ferizajt e që po trajtohej në shërbimin e specializuar mjekësor në Turqi.

13:50
Berat/ Rama flet për Bashën e Kryemadhin: Është kukull në duart e ‘gogolit’, me ‘mamadhinë’ tek dera, nuk është alternativë

Kryeministri Edi Rama ka komentuar për Lulzim Bashën nga Berati duke e cilësuar si “kukull në duart e gogolit”.

13:44
U sulmua para shtëpisë së tij/ Gazetari investigativ rrëfen momentin: Ishin tre persona, nxora thikën dhe i godita, çdo gjë ndodhi shumë shpejt

Visar Duriqi thotë se dhuna lidhet me profesionin e tij dhe punën si gazetar investigativ.

13:41
Kosovë/ ​Rritja e rasteve me Covid-19, IKSHPK i rekomandon Qeverisë për shtrëngim të masave

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, sot ka mbajtur takim me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemaj, me përfaqësues të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

13:32
Nuk respektuan masat anti Covid, gjobiten 997 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit

997 qytetarë janë gjobitur gjatë 24 orëve të fundit pasi shkelën masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

13:27
Ekspertët e zgjedhjeve të BE-së do të japin rekomandime për zgjedhje

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka priti në takim zëvendësshefin e Misionit të Ekspertëve të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Marian Gabriel.

13:24
Vdes një person nga zjarri në një banesë në Prishtinë, dyshohet se fillimisht u vra me thikë

Një person, shtetas i huaj është djegur në rrethana të dyshimta në një shtëpi në rrugën “Musine Kokalari” në lagjen Ulpiana, në Prishtinë.

13:18
75 terrene të reja sportive e kënde lojrash në Tiranë, Veliaj: “Nga një kënd çdo muaj, që fëmijët të merren me aktivitete fizike”

75 terrene të reja sportive e kënde lojrash janë ndërtuar 5 vitet e fundit në çdo zonë të Tiranës, për të nxitur fëmijët dhe të rinjtë drejt aktivitetit fizik, për argëtim, socializim, por edhe një jetë të shëndetshme.

13:12
Sa gra dhe fëmijë shqiptarë ndodhen në kampet siriane, flet konsulli shqiptar në Liban

Mark Ghoryaeb tregon për “Shqipëria live” se po punohet për riatdhesimin e grave dhe fëmijëve shqiptarë.

13:12
Atentati me tritol në Kamëz ndaj Gjon Menajt, Gjykata e Tiranës lë në burg Gjergj Cukalin

TIRANË- Gjergj Cukali ka dalë ditën e sotme para gjykatës. Ai është njohur me masën e sigurisë nga Gjykata, duke e lënë në arrest me burg.

13:00
Kapet me fara kanabisi, arrestohet 19-vjeçari në Shkodër

Shkodër – Një 19-vjeçar është vënë në prangat e policisë së shtetit për shkak se akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike.

12:57
Vetëvritet ish-trajneri abuzues/ John Gedert u akuzua nga gjimnastet për ngacmim seksual

Ish trajneri  i përfaqësueses amerikane të gjimnastikës, John Geddert i jep fund jetës së tij.

12:53
Eliminimet në Europa League/ Ikën Napoli, Leicester dhe Leverkusen

Ndeshjet e kthimit të raundit të 1/16 të finaleve të Europa League ka dhuruar jo pak surpriza dhe një prej tyre është eliminimi i Napolit. Skuadra e Gattusos nuk mundi dot  që të kalojë Granadën teksa fitorja 2-1 në Diego Armando maradona Stadium nuk ishte e mjaftueshme për të përmbysur fitoren e spanjollëve 2-0 një javë më parë.

12:51
Biden bisedon me Mbretin saudit/ Presidenti prek temën e të drejtave të njeriut

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, bisedoi në telefon me mbretin Salman të Arabisë Saudite. Biden vuri në pah rëndësinë që SHBA-ja u kushton të drejtave universale të njeriut dhe sundimit të ligjit, tha Shtëpia e Bardhë.

12:49
Kthim i vështirë në shtëpi/ Diplomatët rusë lënë Korenë e Veriut me karrocë

Tetë diplomatë rusë dhe pjesëtarët e familjeve të tyre, më e reja prej të cilëve një tre vjeçare, janë larguar nga Koreja e Veriut me një karrocë me vetë shtyrje mbi shina, për shkak të kufizimeve të koronavirusit që ka ndërmarrë peniani.

12:46
Përshëndetje robot…/ Një android për të zbutur mërzinë e izolimit

Nami Hamaura thotë se ajo ndjehet më pak e vetmuar ndërsa punon nga shtëpia dhe kjo falë shokut të saj këngëtar, Charlie, që vjen nga një gjeneratë e re robotës japonezë të këndshëm dhe të zgjuar, shitjet e të cilëve janë rritur shumë në pandemi.

12:44
25 vjet Pokemon/ Pandemia pengon festën e ditëlindjes

25 vite pasi Pokemon nisi të gëzonte fëmijët dhe të rriturit po ashtu, fenomeni vazhdon të pushtojë zemra me një çmenduri nëpër smartfonë për Pikemon Go, që ka gëzuar një sukses rekord gjatë 2020-ës.

12:41
Aksident tragjik në Tiranë/ Makina përplas për vdekje këmbësoren 60-vjeçare

Tiranë – Një aksident tragjik ka ndodhur mesditën e sotme ku një makinë ka përplasur për vdekje një grua që lëvizte në këmbë.

12:39
Ende nuk është shfaqur sezoni i katërt por seriali “Elite” është gati të nisë xhirimet e sezonit të pestë

Netflix ka rinovuar kontratën për dramën Elite në gjuhën spanjolle për një sezon të pestë, përpara premierës së sezonit katër.

12:36
Zhduket gripi në SHBA/ Këtë vit asnjë rast në spitale

Shkurti është zakonisht muaji që shënon kulmin e sezonit të gripit, periudhë kur qendrat shëndetësore dhe spitalet mbushen plot me pacientë. Por jo këtë vit. Praktikisht në Shtetet e Bashkuara gripi është zhdukur. Të dhënat që vijnë janë në nivele shumë më të ulëta se çdo shifër e regjistruar ndër dekada.

12:33
Ndërhyrje estetike në Shqipëri/ AFP: rritet kërkesa, por s’ka kontroll

Ankthet e shtuara nga pandemia, kanë çuar në një bum të kirurgjisë plastike në Shqipëri, çka ka bërë që disa pacientë të mbeten në mëshirën e operatorëve të pakontrolluar.

12:28
Vrasja e Behar Sofias/ Autori me kapuç dhe me maskë anticovid u largua në këmbë, më pas përdori një biçikletë për të ikur në drejtim të…

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në skenë një ditë pas vrasjes së biznesmenit, Behar Sofia.

12:19
Përplaset për vdekje nga makina një vajzë 7-vjeçare në Vlorë

Vlorë-  Në aksin rrugor Vlorë-Peshkëpi, ka ndodhur një aksident me vdekje.

12:16
Iu bashkua ISIS kur ishte 15 vjeçe, tani kërkon të kthehet/ Gjykata e Lartë në Britani nuk e lejon

Shamima Begum, e cila u largua nga Britania e Madhe drejt Sirisë për t’u bashkuar me grupin e Shtetit Islamik nuk do të lejohet të kthehet dhe të kërkojë sërish shtetësinë.

12:13
Vaksinat, më shpejt/ Liderët e BE zotohen në samit për prodhimin

Liderët e Bashkimit Evropian u angazhuan se do të përshpejtojnë prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave kundër koronavirusit.

12:05
Katër maternitete në ndërtim, Manastirliu inspekton punimet në maternitetin e ri të Beratit: Gati brenda vitit

Berat- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka inspektuar punimet për ndërtimin e maternitetit të ri në Berat, një investim i investim i qeverisë shqiptare.

12:02
Sondazhi i parë i IPSOS për Top Channel/ PS fiton me 49.5%, kurse PD-LSI 44.4%

Sondazhi i IPSOS për Top Channel është realizuar në periudhën nga data 10 deri në 16 shkurt 2021 dhe janë intervistuar 1.527 votues në 12 qarqet e vendit.

11:45
Mr. Potato Head ose Zotit Patate do t’i hiqet titulli dhe do të quhet thjesht Patate, për të respektuar barazinë gjinore

Marka e lodrës klasike po mendohet tashmë për konsumatorin modern, njoftoi të enjten prodhuesi i saj amerikan Hasbro.

11:43
“T’i bashkohemi sakrificës së ekipeve mjekësore”/ Manastirliu: Të këpusim zinxhirin e infektimeve

TIRANË – Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu apeloi sot qytetarët t’i bashkoheni sakrificës së ekipeve mjekësore që janë në vijën e parë të frontit, në betejën e përditshme me virusin e rrezikshëm, për të shpëtuar jetë.

11:39
E rëndë në Nigeri/ Rrëmben rreth 300 vajza nga një shkollë e mesme

Mediat e huaja raportojnë se një ngjarje tepër e rëndë të jetë regjistruar në Nigeri, ku më shumë se 300 vajza janë rrëmbyer nga persona të armatosur në një shkollë në Jangebe në shtetin e Zamfaras, që ndodhet në verilindje të Nigerisë.

11:32
Fotot/ Momenti kur RENEA dhe Operacionalja arrestojnë Can Karriçin në Laç, i kërkuar për plagosje me armë

LAÇ- Can Karriçi 30 vjeç  i shpallur në kërkim për një plagosje të rëndë me dashje në Tiranë në vitin 2018, është arrestuar pasditen e djeshme nga kontrolle të befasishme të zhvilluara nga Forcat Speciale, RENEA dhe Forcat e Posaçme Operacionale në drejtorinë vendore të policisë Lezhë.

11:21
Pamjet/ Në Turqi filloi stërvitja detare “Atdheu i Kaltër 2021”, Greqia ‘e ndjek’ me vigjilencë

Nën koordinimin e Komandës së Forcave Detare dhe me pjesëmarrjen e Forcave Ajrore dhe Tokësore ka filluar stërvitja detare “Atdheu i Kaltër 2021” në Egje dhe Mesdhe, e cila do të vazhdojë deri më 7 mars.

11:06
Raporti i inteligjencës amerikane: Mohammed bin Salman miratoi vrasjen e Khashoggit

Në raportin e inteligjencës amerikane që pritet të shpallet sot, thuhet se Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman ka miratuar vrasjen e gazetarit, Jamal Khashoggi

11:03
“ISIS nuk ka marrë fund ende”/ Partnerët e SHBA, frikë nga mbetjet e IS-it në Siri

Grupi terrorist, Shteti Islamik, duket se po shfrytëzon boshllëqet e sigurisë gjithandej Sirisë dhe Irakut për të ripozicionuar forcat e tij dhe për të nxitur shtimin e dhunës.

11:03
Me veshje të ndryshme popullore/ Prezantimi i veçantë i Anxhela Peristerit për “Eurosong 2021”

Këngëtarja, Anxhela Peristeri do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion këtë vit.

11:03
Von der Leyen: Pasaportat e vaksinimit mund të jetë gati brenda tre muajve

Certifikatat e vaksinave brenda Bashkimit Evropian mund të jenë gati për t’u përdorur brenda tre muajve, kështu deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen gjatë samitit virtual të liderëve të unionit.

10:49
“Si Bathorja e Vlorës”/ Rama: Kam vënë një bast me vlonjatët, në lagjen informale do çojmë turistë

Rama duke folur për investimet në vend është ndalur tek porti turistik i Vlorës duke thënë se ka vënë një bast me vlonjatët.

10:39
“Jemi dhe do jemi në qeveri”/ Rama: Synojmë të heqim taksën edhe për pagën 40 mijë lekë! do shikojmë mundësinë për rritje të pensioneve

Kryeministri Edi Rama teksa bisedonte me qytetarët në Berat, është shprehur se qeveria e tij po synon të heqë taksën edhe për pagën 40 mijë lekë. Sipas Ramës kjo do të përfshijë rreth 67% të pagave në vendin tonë.

10:36
Sërish drama në familjen Kardashian/ Reperi tenton të shes bizhuteritë e Kim

Dramat për Kim Kardashian duket sikur nuk kanë fund. Vetëm disa ditë para se Kim të kërkonte divorcin, burri i saj Kanye West U përpoq të shiste bizhuteritë që ai vetë ia kishte dhuruar.

Reperi e dinte se martesa e tij kishte përfunduar dhe donte të fshinte të gjithë gjurmët që e lidhnin me të shkuarën.

10:27
“Pas disa ditësh takim me funksionarët në Bruksel”/  Integrimi në BE, Rama: I kemi bërë detyrat tona, por duhen zgjedhjet ne Holandë

Kryeministri Edi Rama, këtë të premte gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Berat, ka folur edhe për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

10:23
Nuk do të largohej kurrë nga familja mbretërore por u bë një mjedis toksik/ Rrëfimi i Princ Harryt: Bëra atë që çdo burrë dhe baba do të bënte!

Princi Harry foli sërish për vendimin e tij për të lënë pas jetën mbretërore në Angli.

10:18
“Nuk është i dashuri”, Rita Ora shijon pushimet në Australi krah një djali misterioz

Rita Ora prej disa javësh ndodhet në Sindei të Australisë, pasi është pjesë e jurisë së “The Voice”. Pasi qëndroi 14 ditë në karantinë, për shkak të masave të rrepta që ka vendi për parandalimin e përhapjes së Covid-19, tashmë është e lirë që të dalë.

10:14
Grabitet zyra e OSHEE-së tek Pazari i Ri! Hajduti merr 2 mijë lekë

TIRANË- Një grabitje është regjistruar në Tiranë mëngjesin e sotëm.

10:10
Pamjet/ RENEA e Operacionalja aksion ‘blic’ në Laç! Arrestohet i shumë kërkuari, shoqërohen edhe 5 persona të tjerë

KURBIN, LEZHË – Forcat Speciale Renea, Forca e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit , DVP Lezhë dhe Komisariati i Policisë Kurbin kanë zhvilluar një operacion për kapjen e personave në kërkim, atyre që mbajnë armë zjarri dhe lëndë narkotike.

10:02
Dvorani kampion i antikorrupsionit/ Rama: Është domethënëse nga SHBA, dihet me kë u përplas gjyqtari…

Duke u ndalur tek Reforma në Drejtësi, Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me qytetarët në Berat është shprehur se Vettingu është vetëm hedhja e bazave të një sistemi të drejtë në Drejtësi.

09:59
Huawei do të prodhojë makina elektrike/ Pas sanksioneve nga SHBA, gjiganti teknologjik ndryshon strategji

Kompania kineze ka në plan të prodhojë automjete elektrike nën markën e vet dhe mund të nisë disa modele këtë vit.

09:56
Arrestimi i Enkelejda Hoxhës dhe i mjekut Edvin Prifti/ Rama: Mesazh i qartë për të gjithë! Mjeku ‘rrjepte’ dynjanë

Duke u ndalur tek Reforma në Drejtësi, Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me qytetarët në Berat është shprehur se Vettingu është vetëm hedhja e bazave të një sistemi të drejtë në Drejtësi.

09:49
“Duhet të mbarojë puna e nisur”/ Rama ndalet tek korrupsioni: Kemi eliminuar shumë me shërbimet online! Në spitale do bëhet autonomi

Kryeministri Edi Rama nga Berati është ndalur tek korrupsioni duke thënë se në vendin tonë me aplikimin e shërbimeve online, shumë kontakte ku mund të kishte korrupsion janë eliminuar.

09:35
“Kemi nevojë për një mbështetje të madhe”/ Rama nga Berati: Mandati i dytë, mandat karakteri! 70% e vaksinave të ndara në 10 shtete

Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me qytetarë, deputetë të zonës së Beratit, duke diskutuar për projektet e nisura për këtë qytet.

09:28
Berat/ “Mund të hapim fluturimet me Britaninë, Rama: Skenari optimist për ne është të vaksinohemi për 14 muaj

BERAT- Kryeministri Edi Rama gjatë një bisedimi me qytetarë në Berat, ka thënë se shumë shpejt mund të hapen fluturimet me Britaninë e Madhe. Sipas Ramës kjo mund të ndodh pasi ky shtet po kryen me sukses vaksinimin.

09:22
Shkuan deri në Hollywood/ Si arritën përmasa historike protestat e fermerëve indianë

Kryeministri indian, Narendra Modi po përballet me sfidën e tij më të madhe politike në vite nga protesta e cila filloi me fermerë të pakënaqur që udhëtonin në New Delhi me traktorë dhe tani po fiton mbështetje më të gjerë brenda dhe jashtë vendit.

09:13
“Brenda gjysmës së marsit të gjithë Bluzat e Bardha të vaksinuar”/ Rama shfaqet krah Nasip Naços në Berat: Së shpejti lajme të mira për vaksinën…

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm e ka nisur me një bashkëbisedim me qytetarët e Beratit. Krahas kryeministrit, i pranishëm ka qenë edhe Nasip Naço, ish-deputeti i LSI-së, i cili iu bashkua PS-së. 

09:12
Rama poston pamjet/ Porti i ri i tregtisë dhe peshkimit në Vlorë, si është dhe si do transformohet

TIRANË,- Kryeministri Edi Rama solli sot në vëmendje pamje nga porti i Vlorës dhe sesi ai do të transformohet nga projektin i portit të ri të tregtisë e peshkimit.

08:56
Mashtrim, dhunë e të dehur në timon/ Arrestohen 6 persona në Tiranë

Tiranë – Bien në prangat e Policisë 6 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

08:53
Tentoi të kalonte autostradën Tiranë-Durrës mes për mes, aksidentohet për vdekje i moshuari! Vihet në pranga shoferi 52-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme ku si pasojë e  një aksidenti ka ndërruar jetë një i moshuar.

08:48
UNICEF marrëveshje me AstraZeneca për furnizimin e 85 vendeve me vaksinën kundër COVID-19

Në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar, UNICEF do të furnizohet nga AstraZeneca me 170 milionë doza të vaksinës për 85 vende

08:47
UNICEF sjell në Kosovë shiringa për vaksinën kundër COVID-19

Shefi i zyrës së UNICEF-it (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë) në Kosovë, Murat Sahin përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter, ka thënë se shumë shpejt do të ndajë detaje për mbërritjen e vaksinës kundër COVID-19 në Kosovë.

08:38
BE zotohet se do të përshpejtojë vaksinimin

Udhëheqës të Bashkimit Evropian u zotuan se do të përshpejtojnë prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave kundër koronavirusit.

08:36
Navalni transferohet në një burg jashtë Moskës

Udhëheqësi i opozitës ruse Alexey Navalni është dërguar në një burg jashtë Moskës për të vuajtur dënimin, tha avokati i tij të enjten, një veprim që vjen pavarësisht një kërkese për lirimin e tij nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

08:35
SHBA ndërmerr goditje ajrore në Siri

Shtetet e Bashkuara ndërmorën të enjten sulme ajrore në Siri ndaj “infrastrukturës së përdorur nga grupet militante të mbështetur nga Irani”, njoftoi Pentagoni.

08:34
Shefja e Policisë: Përkrahësit e ish-presidentit Trump duan të sulmojnë përsëri

Përkrahësit e ish-presidentit Donald Trump që ndërmorën sulmin vdekjeprurës në Kapitol më 6 janar kanë lënë të kuptohet se duan të “hedhin në erë” selinë e Kongresit dhe të vrasin anëtarë të tij, tha të enjten shefja e policisë së Kapitolit.

08:29
Një person akuzohet për kalimin e të dhënave të Bundestagut te Rusia

Prokurorët federalë kanë akuzuar një shtetas gjerman për dorëzimin e projekteve dhe planeve të ndërtimit të parlamentit Bundestag një agjenti të dyshuar rus në Ambasadën Ruse.

08:27
Samiti i BE-së: Vaksinimi merr prioritet të lartë

Në samitin e posaçëm të BE-së përmes videokonferencës u konsultua sërish gjendja me koronavirusin. Shtetet parimisht duan më shumë vaksina dhe një certifikatë vaksinimi.

08:05
Diell dhe temperatura deri në 24 gradë Celsius, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot të qëndrueshëm në gjithë territorin.

E enjte, 25 Shkurt 2021
23:36
Sondazhi i Top Channel dhe IPSOS/ 53% e shqiptarëve e mbështesin menaxhimin e krizës pas tërmetit nga Rama

Në sondazhin e Top Channel në bashkëpunim me kompaninë e famshme IPSOS, për shqiptarët ekonomia, shëndetësia dhe papunësia janë çështjet që do të përcaktojnë se si do të votojnë më 25 prill.

23:16
Sondazhi i Top Channel dhe IPSOS/ 49.5% e shqiptarëve do të votonin PS-në, PD-LSI 44.4%

Sondazh i Top Channel në bashkëpunim me  IPSOS tregon se 49.5% e shqiptarëve do të votonin PS-në me në krye Edi Ramën nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të dielë.

22:57
Sondazhi Top Channel dhe IPSOS/ 53% e shqiptarëve e vlerësojnë negativisht punën e opozitës

Në sondazhin e kryer nga Top Channel në bashkëpunim me IPSOS, vetëm 34% e shqiptarëve e vlerësojnë pozitivisht punën e opozitës dhe 53% e tyre e vlerësojnë negativisht.

22:48
Sondazhi i Top Channel dhe IPSOS/ Si e vlerësojnë shqiptarët punën e qeverisë Rama

Në sondazhin e kryer nga Top Channel në bashkëpunim me kompaninë e famshme IPSOS, 56% e shqiptarëve e vlerësojnë pozitivisht punën e qeverisë Rama, ndërsa 39% e vlerësojnë negativisht atë.

22:30
Sondazhi i Top Channel dhe IPSOS/ A e duan shqiptarët akoma si kryeministër Edi Ramën?

Top Channel në bashkëpunim me gjigantin botëror të sondazheve, kompaninë IPSOS, publikon të dhënat e sondazhit për zgjedhjet e 25 Prillit në emisionin “Open” drejtuar nga gazetarja Eni Vasili.

22:13
Keni punuar ndonjëherë për PS? Marchese: IPSOS ka punuar për të gjitha partitë në Shqipëri

Oliviero Marchese, drejtori i Përgjithshëm i Kërkimeve Elektorale, IPSOS i është përgjigjur pyetjeve në lidhje me të dhënat e sondazhit të realizuar në bashkëpunim me Top Channel për zgjedhjet e 25 prillit.

22:11
Sondazhi i Top Channel dhe IPSOS/ 44% e të anketuarve mendojnë se Edi Rama do të fitojë zgjedhjet e 25 prillit

Top Channel në bashkëpunim me gjigantin botëror të sondazheve, kompaninë IPSOS, publikon të dhënat e sondazhit për zgjedhjet e 25 Prillit në emisionin “Open” drejtuar nga gazetarja Eni Vasili.

21:55
Sondazhi i Top Channel dhe IPSOS/ Cilat janë tre problemet më të mëdha të shqiptarëve

Top Channel në bashkëpunim me gjigantin botëror të sondazheve, kompaninë IPSOS, publikon të dhënat e sondazhit për zgjedhjet e 25 Prillit në emisionin “Open” drejtuar nga gazetarja Eni Vasili.

21:49
Aktori Gerard Depardieu thyen heshtjen për akuzat nga Franca: Jam i pafajshëm

Aktori francez Gérard Depardieu ka folur sot për herë të parë që prej ngritjes së akuzave për përdhunim e abuzim seksual ndaj një aktoreje të re, duke thënë: “Jam i pafajshëm”.

21:48
E trishtë/ Ndahet nga jeta regjisori i njohur Naum Tërova, prej disa ditësh ishte në gjendje të rëndë nga Covid-19

Aktori dhe regjisori i njohur korçar Naum Tërova ka ndërruar jetë nga Covid-19.

21:38
Sondazhi Top Channel dhe IPSOS/ 56% e qytetarëve mendojnë se Rama e ka menaxhuar mirë situatën e pandemisë

Top Channel në bashkëpunim me gjigantin botëror të sondazheve, kompaninë IPSOS, publikon të dhënat e sondazhit për zgjedhjet e 25 Prillit në emisionin “Open” drejtuar nga gazetarja Eni Vasili.

21:30
Sondazhi në TCH/ Sa të besueshme janë intervistat me telefon? Marchese: Nuk kanë ndryshim me ato që realizohen ballë për ballë

Oliviero Marchese, drejtori i Përgjithshëm i Kërkimeve Elektorale, IPSOS i është përgjigjur pyetjes së analistit Agron Gjergjmarkaj në lidhje me sondazhin e realizuar në bashkëpunim me Top Channel për zgjedhjet e 25 prillit.

21:19
Sondazhi i Top Channel dhe IPSOS/ 38% e shqiptarëve mendojnë se Shqipëria është në drejtim të duhur

Top Channel në bashkëpunim me gjigantin botëror të sondazheve, kompaninë IPSOS, publikon të dhënat e sondazhit për zgjedhjet e 25 Prillit në emisionin “Open” drejtuar nga gazetarja Eni Vasili.

21:17
Sondazhi në TCH/ Marchese: Intervistuesit janë të IPSOS dhe janë ekskluzivë

Oliviero Marchese, drejtori i IPSOS, kompania e cila ka zhvilluar sondazhin për zgjedhjet e 25 prillit në bashkëpunim me Top Channel është përgjigjur në emisionin “Open” në lidhje me kampionin dhe metodologjinë e përdorur.

21:07
Arriti në Gjermani para 6 vjetësh/ Tani emigranti kërkon të bëhet deputet

Pothuajse gjashtë vjet më pare, Tareq Alaows i hyri udhëtimit të rrezikshëm në Egje me një gomone e më pas, e përshkoi në këmbë thuajse pjesën më të madhe të rrugës nga  Athina në Vjenë.