Ka ndërruar jetë 20-vjeçarja Fatime Haxhidema, e cila ishte lënduar nga shpërthimi i fillimvitit në njërin nga restorantet e Ferizajt e që po trajtohej në shërbimin e specializuar mjekësor në Turqi.

Lajmi është konfirmuar nga kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, i cili ngushëlloi familjen e të ndjerës.

“Sot, jemi të gjithë të lënduar, të gjithë me familjen e të ndjerës. Ferizaj, humbi një bashkëqytetare, familja më të shtrenjtën familjare e shoqëria e saj, një mike të çmuar.

Lutemi që shpirti i saj të prehet në paqen e pafundme. Ngushëllime të sinqerta, familjes, miqve e të njohurve të të ndjerës”, shkroi Aliu.

 

Top Channel