Sondazhi në TCH/ Marchese: Intervistuesit janë të IPSOS dhe janë ekskluzivë

25/02/2021 21:17

Oliviero Marchese, drejtori i IPSOS, kompania e cila ka zhvilluar sondazhin për zgjedhjet e 25 prillit në bashkëpunim me Top Channel është përgjigjur në emisionin “Open” në lidhje me kampionin dhe metodologjinë e përdorur.

Ai ka zbuluar se grupi i intervistuesve janë ekskluzivë të IPSOS, jo të kompanive të tjera.

Pyetjet janë zhvilluar në terren apo me telefon?

Marchese: Janë përgjigjur në telefon. Numrat e telefonit janë të fshehur dhe të rastësishëm. Kemi një seleksionim në cdo familje. 90% janë telefonuar dhe 10% janë intervistuar online. Një kategori të rinjsh është më vështirë t’i arrijmë, ndaj kemi zgjedhur metodën online.

Intervistuesit janë të IPSOS, jo të shoqërive të tjera dhe janë ekskluzivë.

Kampioni është 1527 persona, është i mjaftueshëm për kampion për vendet e tjera dhe përse në veri ku mendohet se ka mbështetje të madhe janë intervistuar vetëm 18%?

Marchese: Intervistat janë proporcionale me peshën e çdo krahine. Është përfaqësuar popullata në mënyrë të përpjestuar dhe IPSOS bën intervista në Shqipëri prej 20 vitesh dhe dimë mirë si të bëjmë një kampionim në Shqipëri.

Top Channel