“Si Bathorja e Vlorës”/ Rama: Kam vënë një bast me vlonjatët, në lagjen informale do çojmë turistë

26/02/2021 10:49

Rama duke folur për investimet në vend është ndalur tek porti turistik i Vlorës duke thënë se ka vënë një bast me vlonjatët.

Sipas Ramës, një lagje që aty është ndërtuar në mënyrë informale do të investohet që banesat të lëshohen me qira për turistët duke i dhënë kështu zhvillim zonës.

“Kam vënë një bast me vlonjatët i kam fituar. Po flas figurativisht se janë të ndaluar. Kur thoja se do rris vlerën e apartamenteve Lungomare. Basti i ri është një lagje informale. U kam thënë se do kthehet në një lagje që do të merret nga turistët në verë. Si Bathorja e Vlorës. Shpitë janë ndërtuar mirë janë me vlerë. Por s’ka rrugë dhe nuk futet njeri. Është pranë portit do kthehet turistik dhe do rritet vetëm nga ai port turistik. Aksesi do të rritet. Do sjellë njerëz të tjerë dhe sjell klientin më të shtrenjtë sjell plotë të jetë që edhe shkojnë për të parë Jahtet.  Do sjellë numër të madh pushuesish. Ku do rrinë. Pra ajo lagje do përdoret. Se sot nuk mund të imagjinohet.” tha Rama.

Top Channel