Foto ilustruese

TIRANË- Një grabitje është regjistruar në Tiranë mëngjesin e sotëm.

Sipas policisë, në afërsi të Pazarit të Ri,  gjatë orëve të para të mëngjesit në  zyrën e OSHEE-së, një person ende i paidentifikuar ka vjedhur një shumë prej 2.000 lekësh.

Grupi hetimor po kryen veprimet në lidhje me ngjarjen për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 26.02.2021, në afërsi të Pazarit të Ri,  dyshohet se gjatë orëve të para të mëngjesit në  zyrën e OSHEE-së,  një person ende i paidentifikuar ka vjedhur një shumë prej 2.000 lekësh. Grupi hetimor po kryen veprimet në lidhje me ngjarjen për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Top Channel