47 raste në bilancin e fundit/ Pas Tiranës, nga qytetet kryeson Korça për infektimet në 24 orë

26/02/2021 15:11

Në Korçë u shënuan 47 raste të reja infektimesh të shpërndara në qytete dhe fshatra por edhe pse shifrat e të prekurve nga koronavirusi vazhdojnë të rriten më pak kujdes po tregohet për të shmangur infektimet.

Më të prekura janë grupmoshat e reja por pavarësisht apelit të vazhdueshëm për të respektuar masat këta të fundit dalin të shkujdesur. Frekuentimi i lokaleve, mjediseve të mbyllura apo edhe organizimet familjare mbeten përsëri shqetësimi kryesor ndërsa mjekët epidemiologe e ngrenë shqetësimin se është duke u treguar më pak kujdes.

Në qytetin turistik edhe për shkak të motit të ngrohtë lëvizjet në rrugë janë shtuar e po ashtu edhe frekuentimi i lokaleve, ndërsa në fundjavë turistët vazhdojnë të frekuentojnë Korçën në shifra të larta.

Top Channel