E rëndë në Nigeri/ Rrëmben rreth 300 vajza nga një shkollë e mesme

26/02/2021 11:39

Mediat e huaja raportojnë se një ngjarje tepër e rëndë të jetë regjistruar në Nigeri, ku më shumë se 300 vajza janë rrëmbyer nga persona të armatosur në një shkollë në Jangebe në shtetin e Zamfaras, që ndodhet në verilindje të Nigerisë.

Autoritete në Nigeri bëjnë me dije se grupi kriminal i armatosur nuk është identifikuar ende. Ata sulmuan shkollën e mesme dhe detyruan nën kërcënimin e armëve që vajzat të largohen me ta.

Ngjarje të tilla janë të përsëritura në Nigeri, ku vetëm një javë më parë 42 nxënës të tjerë u rrëmbyen nga një shkollë në Nigeri. Po ashtu 300 minorenë u rrëmbyen në dhjetor, të cilët u liruan më vonë, pas negociatave me qeverinë.

Top Channel