Ndërhyrje estetike në Shqipëri/ AFP: rritet kërkesa, por s’ka kontroll

26/02/2021 12:33

Ankthet e shtuara nga pandemia, kanë çuar në një bum të kirurgjisë plastike në Shqipëri, çka ka bërë që disa pacientë të mbeten në mëshirën e operatorëve të pakontrolluar.

Kërkesa për operacione të tilla, shkruan AFP, është rritur shumë në muajt e shkuar, kjo për shkak edhe të punës së shtuar në platformat virtuale që po shtojnë dëshirën për të përmirësuar pamjen e dikujt dhe për të zbutur ankthin. Jorida Zegali, psikologe klinike, shpjegon shkaqet e këtij bumi.

“Në këtë erë të komunikimeve virtuale, nevoja për të qenë më i paraqitshëm në sytë e të tjerëve….”

Ndërsa Brunilda Bardhi, presidente e shoqërisë shqiptare për kozmetikën dhe dermatologjinë estetike, thotë se në Shqipëri, ka edhe instutucione të paautorizuara që  veprojnë në sektor.

Në Shqipëri ka edhe institute të paautorizuara..”

Monika Fida, pedagoge dhe kërkuese në universitetin e mjekësisë në tiranë, thotë se kjo i ekspozon pacientët ndaj më shumë rreziqeve.

Në mungesë të kontrollit nga institucionet kompetente…”

Por për vetë pacientët, që zgjedhin ti nënshtrohen ndërhyrjeve estetike, nuk ka pengesa. Ata thonë se pandemia nuk mund ti pengojë njerëzit të duan vetveten dhe të përmirësojnë pamjen, ndërkohë që ka edhe të reja që vijnë madje nga Kosova për t’iu nënshtruar në Shqipëri këtyre ndërhyrjeve.
Pavarësisht gjithçkaje, pandemia nuk mund të pengojë njerëzit që të duan veten…

Unë bëra hundën në Kosovë tre vite më parë dhe pata shumë probleme me frymëmarrjen.”

Top Channel