Dvorani kampion i antikorrupsionit/ Rama: Është domethënëse nga SHBA, dihet me kë u përplas gjyqtari…

26/02/2021 10:02

Duke u ndalur tek Reforma në Drejtësi, Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me qytetarët në Berat është shprehur se Vettingu është vetëm hedhja e bazave të një sistemi të drejtë në Drejtësi.

Rama është ndalur edhe tek arrestimi i gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha duke thënë se kishte marrë vendime skandaloze. Gjatë përgjimeve të grupit me të cilën bashkëpunonte Enkelejda Hoxha, SPAK arriti të zbulonte edhe korrupsionin në Shëndetësi të mjekut Edvin Prifti, për të cilin Rama tha se kishte ‘rrjepur’ qytetarët.

Ndërkohë Rama është ndalur edhe tek vlerësimi i Ardian Dvoranit nga SHBA si një nga 12 gjyqtarët e spikatur antikorrupsion.  Sipas Ramës dihet nga të gjithë së Dvorani u njoh në publikun e gjerë pas përplasjeve me Presidentin Ilir Meta për Gjykatën Kushtetuese.

“Ajo e fundit që ka krijuar një turbullirë të madhe në lagjet e politikës me vendimin për të vlerësuar me çmimin e veçantë të SHBA të gjyqtarit, që dihet se me kë është përplasur, është shumë domethënëse. Nëse sot themi a kemi drejtësinë që duhet, jo, por cila është pyetja që duhet të bëjmë, është a kemi hedhur bazat, po dhe duhet bërë me durim të madh me drejtësinë e re. Qeveria, ka në dorë ta mbështesë ose ta pengojë dhe kush mund ta mbështesë drejtësinë, kjo është shumë e qartë ashtu sikurse është e qartë se kush e pengon”, tha Rama.

“Apo vendimi i Sekretarit të Shteti për të vlerësuar me çmimin e nderit të SHBA, një gjykatës shqiptarë. Ardian Dvorani. Dhe dihet se me kë është përplasur është shumë domethënëse. Ne se kemi drejtësinë që duhet por ne kemi hedhur bazat. Dhe a është zgjedhja kjo, me durim të ndërtojmë sistemin e ri? Kush mund ta mbështesë Drejtësinë. Kjo është shumë e qartë” ka thënë Rama.

“Korrupsioni po luftohet duke reformuar dhe ndryshuar sistemet brenda sistemit të madhe të shtetit. Por nuk janë në ato nivele që të de-faktorizohet kudo. Do vazhdojmë forcimin apo të kthehemi mbrapa?” ka thënë Rama.

Top Channel