Eliminimet në Europa League/ Ikën Napoli, Leicester dhe Leverkusen

26/02/2021 12:53

Ndeshjet e kthimit të raundit të 1/16 të finaleve të Europa League ka dhuruar jo pak surpriza dhe një prej tyre është eliminimi i Napolit. Skuadra e Gattusos nuk mundi dot  që të kalojë Granadën teksa fitorja 2-1 në Diego Armando maradona Stadium nuk ishte e mjaftueshme për të përmbysur fitoren e spanjollëve 2-0 një javë më parë.

Po kështu në mënyrë të befasishme i tha lamtumirën kompeticionit edhe leicester skuadër që mban vendin e tretë në Premier League angleze. Skuadra e Brandon Rogers u mund në King Poëer Stadium nga Slavia e Pragës ku luan ish futbollisti i Skënderbeut Peter Olayinka me rezultatin 2-0, ndërkohë që në ceki kishte barazuar 0-0. Të njëjtin fat e pati edhe bayer Leverkusen që u eliminua nga skuadra e Young Boys. Në Bay Arena, skuadra gjermane humbi 0-2 ndaj zviceranëve që kishin fituar edhe ndeshjen e parë me rezultatin 4-3.

Një surprizë të madhe shkaktoi edhe Molde që eliminoi Hoffenheim teksa e mundi këtë të fundit në shtëpinë e tij, në një ndeshje ku skuadra gjermane vinte me avantazhin e barazimit 3-3 në fushën norvegjeze. Nuk gaboi Milani që e sheh veten në 1/8 e finaleve pasi eliminoi Crvena Zvezdën. kuqezinjve u mjaftoi barazimi 1-1 ndaj skuadrës së Dejan Stankovic në San Siro duke qenë se në ndeshjen e zhvilluar në Beograd skuadrat e mbyllën sfidën me barazimin 2-2. Nuk gaboi as Roma në ndeshjen ndaj Bragës.

Skuadra e Fonsecës që e kishte fituar ndeshjen e parë 2-0., fitoi edhe në olimpico 3-1 duke shkruar emrin mes 16 më të mirave të kompeticionit. Arsenali dhe Benfica, që kishin barazuar 1-1 në ndeshjen e parë, u bënë protagoniste të një sfide shumë të bukur me Topcinjtë që në fund arritën të fitonin me rezultatin 3-2 duke u kualifikuar për në fazën e 1/8 të finaleve. manchester United nuk shkoi më shumë se barazimi në ndeshjen me Real Sociedad në Old Trafford, por Djajtë e Kuq e kishin siguruar paraprakisht kualifikimon për në 1/8 e finaleve të Europa league që në ndeshjen e parë të zhvilluar në Anoeta teksa e fituan atë me rezultatin e thellë 4-0

Top Channel