Maluma gati për një tur botëror/ Publikon datat dhe vendet ku do të performojë

26/02/2021 15:26

Superylli i muzikës latine njoftoi datat dhe vendet në SHBA për “Tour Papi Juancho 2021 Tour World”.

Turneu do të fillojë në 2 Shtator në Golden 1 Center në Sacramento, Kaliforni dhe do të përfundojë në 24 Tetor në Allstate Arena në Chicago.

Nuk mund të isha më i lumtur se kaq për të njoftuar kthimin tim në skenën e koncertit. Është ajo për të cilën kam ëndërruar për muaj me radhë dhe do të festojmë së bashku si kurrë më parë“, shprehet Maluma. “Do të jetë një festë! Ky është turneu im i katërt në SHBA dhe unë jam duke planifikuar një shfaqje krejt të re plot surpriza për fansat e mi dhe shumë këngë të reja nga dy albumet e mia të fundit”.

Po ashtu, thekson se turneu do të zhvillohet duke respektuar udhëzimet e vendosura nga autoritetet qeveritare në këtë periudhë pandemie.
Biletat për shfaqjet do të jenë në dispozicion më 26 shkurt. Lajmi vjen pasi lançimit të albumit “7 Days In Jamaica” dhe pasi u njoftua ai do të luajë së bashku me Jennifer Lopez në komedinë romantike “Marry Me”.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel