“T’i bashkohemi sakrificës së ekipeve mjekësore”/ Manastirliu: Të këpusim zinxhirin e infektimeve

26/02/2021 11:43

TIRANË – Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu apeloi sot qytetarët t’i bashkoheni sakrificës së ekipeve mjekësore që janë në vijën e parë të frontit, në betejën e përditshme me virusin e rrezikshëm, për të shpëtuar jetë.

“Me bashkëpunim e solidaritet, duke mos e ulur për asnjë moment vigjilencën, të këpusim zinxhirin e infektimeve”, u shpreh ajo, duke sjellë pamje nga spitalet kovid ku kurohen pacientët e prekur.
Javët e fundit ka pasur rritje të numrit të infektimeve dhe shtrimeve në spital, ndërsa së fundmi vihet re një tendencë në rënie, gjë që u mor në konsideratë nga ekspertët për të lënë në fuqi masat shtrënguese ekzistuese.

Top Channel