Ende nuk është shfaqur sezoni i katërt por seriali “Elite” është gati të nisë xhirimet e sezonit të pestë

26/02/2021 12:39

Netflix ka rinovuar kontratën për dramën Elite në gjuhën spanjolle për një sezon të pestë, përpara premierës së sezonit katër.

Kasti i sezonit të pestë do të përfshijë një çift të sapoardhurish: aktorja argjentinase Valentina Zenere (Cable Girls) dhe aktori brazilian André Lamoglia (Juacas). Detajet e rolit të tyre nuk dihen ende.

E vendosur në Las Encinas, një shkollë e mesme e klasës së lartë, Elite ndjek marrëdhëniet midis tre studentëve me bursë të klasës punëtore dhe shokëve të tyre të pasur të klasës.

Siç shihet në finalen e sezonit 3, disa studentë:Carla, Lu, Nadia dhe Valerio, lanë Las Encinas pas dhe po fillojnë një jetë të re. (Polo, natyrisht, nuk ishte aq me fat dhe u vra aksidentalisht nga Lu.) Ndërkohë, Omar u bashkua me të dashurin e tij Ander, Samuel, Guzman dhe Rebeca janë ende studentë në Las Encinas, ndërsa Cayetana u bë pastruesja e re e shkollës.

Elite njoftoi për sezonin e katërt në maj. Pasi dha lajmin e një sezoni tjetër, Netflix e bëri të qartë se nuk ka ende asnjë orar për premierën e sezonit 4. Siç është raportuar më parë, sezoni 4 do të mirëpresë aktorët Andrés Velencoso, Manu Rios, Carla Díaz, Martina Cariddi, Pol Granch dhe Diego Martín, personazhet e të cilëve do të ndërpresin rrugët me Guzmán, Samuel, Ander, Omar, Rebeca dhe Cayetana.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel