Sondazhi në TCH/ Sa të besueshme janë intervistat me telefon? Marchese: Nuk kanë ndryshim me ato që realizohen ballë për ballë

25/02/2021 21:30

Oliviero Marchese, drejtori i Përgjithshëm i Kërkimeve Elektorale, IPSOS i është përgjigjur pyetjes së analistit Agron Gjergjmarkaj në lidhje me sondazhin e realizuar në bashkëpunim me Top Channel për zgjedhjet e 25 prillit.

Në emisionin “Open”, Marchese shpjegoi se intervistimi i 1527 personave nga periudha 10 deri më 16 shkurt nuk është i vogël dhe në krahasim me sondazhet e kryera më parë, nuk ka ndonjë ndryshim nga përgjigjet në telefon me ato të realizuara përballë.

Marchese: Kampioni 1500 të intervistuar nuk është shumë i vogël, por një kampionim i saktë prandaj saktësia është goxha e lartë përkundrejt faktit që personat në telefon mund të mos ndihen rehat për tu përgjigjur.

Ne kemi parë se në të shkuarën se në sondazhe të tilla dhe ballë për ballë personave, nuk mendojmë se ka pasur ndryshime të mëdha nga intervistat personale me ato të realizuara në telefon, ndaj ndjejmë se mund të themi se jemi në favor, sidomos në situatën aktuale ku do të kishim shumë përgjigje për shkak të kontaktit personal pasi është moment Covidi.

Top Channel